• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Mourinho: Lukaku-Ibra, nuk mund të luajnë bashkë
Home
Futboll

Mourinho: Lukaku-Ibra, nuk mund të luajnë bashkë

26 December, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Manchester United u ndal sërish në barazim 2-2, i dyti në pak ditë dhe me të njëjtin rezultat. ‘Djajtë e kuq’ shmangën me vështirësi një humbje turpëruese ndaj Burnleyt në shtëpi, me miqtë që arritën të kalojnë në avantazh të 2 golave në pjesën e parë.

Trajneri i Manchesterit, Jose Mourinho përfundoi sërish në qendër të kritikave, pas kësaj sfide, duke u etiketuar nga analistët si përgjegjësi kryesor i këtij rezultati. Kritikat e analistëve ndalen te aktivizimi në sulm i dyshes Lukaku-Ibrahimoviç, që edhe sot treguan se nuk mund të luajnë së bashku.

Belgu dhe suedezi luajtën bashkë për 45 minuta, por të 2 kanë karakteristika të ngjashme dhe vazhdimisht synonin thellësinë e qëndronin pranë njëri-tjetrit, duke lehtësuar punën për mbrojtësit e Burnleyt.

Gjatë 45 minutave të para, Manchesteri krijoi shumë volum loje, por vuante në metrat e fundit, ku asnjë prej 2 qendërsulmuesve nuk dilte nga zona, për të tërhequr mbrojtjen dhe krijuar hapësira.

Në fillim të pjesës së dytë, Mourinho hodhi në lojë Lingard, për Ibrën dhe ‘djajtë e kuq’ u bënë menjëherë të rrezikshëm, duke shënuar dy herë me anësorin anglez.

Takimi me Burnleyn ishte një leksion mjaft i qartë për Mourinhon, që të mos e çojë ndërmend të aktivizojë në të njëjtën kohë Lukakun dhe Ibrën, pasi është një eksperiment i dështuar që në nisje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arka e Noas, “e varrosur” në një mal në Turqi? (FOTO)
Previous article Misteri i fshatit “Kalachi”, që u pushtua nga sëmundja e gjumit dhe seksit

Q.Autor

Postime të ngjashme

SPORTI SHQIPAR NË ZI/ Ndërron jetë Artan Pogoni Futboll

SPORTI SHQIPAR NË ZI/ Ndërron jetë Artan Pogoni

E ARDHMJA E MARASH KUMBULLËS/ Mbrojtësi drejt largimit nga Roma, “gjuan”… Spanjën Futboll

E ARDHMJA E MARASH KUMBULLËS/ Mbrojtësi drejt largimit nga Roma, “gjuan”… Spanjën

RREGULLI PËR AKTIVIZIMIN E LOJTARËVE TË RINJ/ Bushi: Një hap i rëndësishëm për klubet dhe ekipet kombëtare Futboll

RREGULLI PËR AKTIVIZIMIN E LOJTARËVE TË RINJ/ Bushi: Një hap i rëndësishëm për klubet dhe ekipet kombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT