• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIGJI PËR PRONAT/ Manja: I jep fund një kaosi 30 vjeçar, 220 mijë qytetarë marrin pronën me hipotekë
Home
Sociale

LIGJI PËR PRONAT/ Manja: I jep fund një kaosi 30 vjeçar, 220 mijë qytetarë marrin pronën me hipotekë

5 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh se, Kuvendi miraton sot dy ligje që kanë të bëjnë me të drejtën e jetës dhe të drejtën e pronës. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Manja theksoi se, “akti normativ që miratojmë sot, synon të godasë krimin e organizuar, krimet e rënda dhe terrorizmin e vetë që është paraja dhe pasuria, për të garantuar kështu të drejtën e çdo qytetari shqiptarë për të jetuar i qetë në Shqipëri”. Po ashtu, vijoi ai, do të votojmë edhe ligjin për proceset kalimtare të pronësisë, që i jep fund një kaosi 30 vjeçar në fushën e pronësisë dhe nga sot me votimin e këtij ligji 220 mijë tituj pronësie, 220 mijë qytetarë do të marrin hipotekën e pronës duke i hapur rrugë zhvillimit të ekonomisë.

Kreu i Komisionit të Ligjeve shpjegoi se, akti normativ që votojmë sot vjen në përgjigje të standardit që ka vendosur kjo mazhorancë siç është ajo e Reformës në Drejtësi, që për gjyqtarët dhe prokurorët ka Vetting për politikanët e këtij vendi ka ILKPDI dhe SPAK ndërsa për të dënuarit për ve pra pe nale, kr im të org anizuar, krimet e rënda apo akte te rror iste do të ketë OFL.

“Akti normativ që votojmë sot është një formë e deklarimit të pasurisë për personat e dënuar dhe që do të kenë barrën e provës për të provuar që pasurinë e kanë siguruar në rrugë të ligjshme. Ky akt normativ ka trazuar ujërat e ndenjura për 30 vjet në këtë vend, në të gjitha sferat e jetës shoqërore, në politikën drejtësi, biznes madhe edhe shoqëri civile”- tha Manja. Ndërsa theksoi se, “me këtë akt normativ, nuk kushtëzohet asnjë e drejtë Kushtetuese”.

Ai solli në vëmendje se në publik ka një perceptim se pasuritë e krimit të organizuar nuk po goditen ashtu siç duhet, por me miratimin e këtij akti normativ me karakter administrativ dhe jo penal garantohet një procedurë më e shpejtë, që këto subjekte të dënuara të deklarojnë pasuritë dhe t’i nënshtrohen të gjitha procedurave për transparencë ligjore, mbi bazën e provës. Akti normativ ka efekt deri më 31 dhjetor 2020. Manja tha se, subjekte të këtij akti janë vetëm personat e dë nuar jashtë dhe brenda vendit për kr ime të rënda, aktivitete te rror iste dhe persona të lidhur me këto subjekte. Ndërsa për qytetarët shqiptarë do të ketë amnisti fiskale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË NË FUND ERDHI DITA TA BËJ ËNDRRËN REALITET"/ Aulona Musta vjen me një pamje krejtësisht të re
Previous article PRITET FIRMA E DONALD TRUMP/ SHBA do të japë 8.3 miliardë dollarë për të luftuar koronavirusin

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT