• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BESLIDHJA NUK ËSHTË GJËJA E DUHUR…”/ Patozi: Kauza e presidentit, e vdekur dhe hipokrite (VIDEO)
Home
Politikë

“BESLIDHJA NUK ËSHTË GJËJA E DUHUR…”/ Patozi: Kauza e presidentit, e vdekur dhe hipokrite (VIDEO)

5 March, 2020 k.autor Politikë

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar në studion e “Ditari” në A2, e cilësoi “Besëlidhjen” e presidentit Ilir Meta si një “kauzë të vdekur dhe hipokrite”.

“Mendoj që Besëlidhja nuk është gjëja më e duhur për Shqipërinë, është lëvizje hipokrite që nuk ka të bëjë me atë që kanë nevojë shqiptarët. Nëse sot bëhet sondazh nëse shqiptarët janë të gatshëm t’ia dorëzojnë sovranitetin e tyre BE-së apo SHBA-së, rezultati do të jetë i keq për “sovranistët”. Shqipëria vërtet ka një problem me kushtetutën, por jo atë që thotë presidenti. Shqipëria duhet të kthejë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, por jo se ajo që kemi është shkelur. Është kauzë e vdekur që nuk e bën më të fortë opozitën dhe nuk i shton andrralla qeverisjes”, deklaroi Patozi.

“Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë, jo për një president që të bëjë opozitën. Në rast se kauza e presidentit do të ishte reale, atë flamur duhet ta merrte opozita. Kjo është një betejë për terren mes të majtëve. Ilir Meta ndihet ngushtë me “kafazin” e presidentit ku e ka futur Rama”, shtoi Patozi.

“Njerëzit duhet të zgjohen, shqiptarët e neveritur nga kjo lloj politike ku të njëjtët personazhe i shfaqen nëpër marrëveshje të pista dhe në luftë bulevardi duhet ta ndryshojnë këtë realitet sepse do të kalojnë edhe 30 vite njësoj”, theksoi koordinatori i Bindjes Demokratike.

Sipas Patozit, “opozita bëhet më e dobët kur presidenti del në rrugë sepse krijohen dyshime se kush është kryetari i opozitës”.

Më tej, Patozi nënvizoi se “për të bërë shumicën e shqiptarëve me veten duhet të jesh frymëzues, nuk mjafton të thuash se kjo qeveri nuk bën, pasi kjo është e qartë që nuk bën”.

“Duhet të tregosh që je ndryshe nga kundërshtari. Opozita e Bashës dhe Kryemadhit nuk po e bën këtë, pasi kishte shansin ta bënte te Reforma Zgjedhore. Duhej që opozita të kishte propozime radikale, duke nisur nga sistemi. Prekja e sistemit është shenjë që opozita duhet t’i japë shqiptarëve se ka ndërmend të bëjë ndryshimin e vërtetë në politikëbërje, jo rotacionin”, tha Patozi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AI ËSHTË GOLASHËNUAESI MË I MIRË"/ Babai i Haaland: Për djalin interesoheshin 100 ekipe
Previous article "KJO POLITIKË QË BËHET KËTU ME HARTIM NUK..."/ Rama: Kundërshtarët tanë i dalin në mbrojtje gjyqtarëve anti-KÇK, ata i lirojnë...

k.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON PAMJET/ Rama: Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta Politikë

PUBLIKON PAMJET/ Rama: Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta

GJKKO E LIROI/ Berisha ironizon Ilir Beqajn: Mos u çudisni kur Rama t’i japë certifikatë mirënjohjeje Politikë

GJKKO E LIROI/ Berisha ironizon Ilir Beqajn: Mos u çudisni kur Rama t’i japë certifikatë mirënjohjeje

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton Politikë

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT