• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA VRASJA TEK TRAFIKU I DROGËS/ OFL u kërkon 3 “të fortëve” të deklarojnë pasurinë
Home
Breaking News

NGA VRASJA TEK TRAFIKU I DROGËS/ OFL u kërkon 3 “të fortëve” të deklarojnë pasurinë

4 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

3 persona të tjerë janë bërë objekt verifikimi nga Operacioni Forca e Ligjit. Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– J. A., banues në Tepelenë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër, mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu, ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, me burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasja me paramendim” dhe me 4 vite për veprën “Armëmbajtja pa leje”. Në bashkim të dënimeve Gjykata e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale të mësipërme.

– K. B, banues në Gjirokastër, i cili është arrestuar nga autoritetet greke, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

– F. T., banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HELMIMI NË FIER/ Pjesa më e madhe e nxënësve lënë spitalin
Previous article HELIMI I 30 NXËNËSVE NË FIER/ Vajza humb kontaktet me familjen, Babai: Nuk po e gjej dot (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"E NDOQI ME AUDI DHE HAPI ZJARR"/ Detaje të reja nga sulmi me armë ndaj 30-vjeçarit në Milot, dyshohet për një konflikt familjar Aktualitet

"E NDOQI ME AUDI DHE HAPI ZJARR"/ Detaje të reja nga sulmi me armë ndaj 30-vjeçarit në Milot, dyshohet për një konflikt familjar

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-ELBASAN/ Përplasen dy automjete, dyshohet se një person... Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-ELBASAN/ Përplasen dy automjete, dyshohet se një person...

AKSIDENT I RËNDË NË MINIERËN E TËRNOVËS/ Vijojnë kërkimet për gjetjen e minatorit të bllokuar! 40-vjeçari dyshohet se... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MINIERËN E TËRNOVËS/ Vijojnë kërkimet për gjetjen e minatorit të bllokuar! 40-vjeçari dyshohet se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT