SPAK ka marë të pandehur Adriatik Llallën, ish Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë.
Prokuroria e Posaçme, një institucion i drejtësisë së re, i ka komunikuar zyrtarisht akuzën, pas rreth dy vitesh hetime.
Llalla bëhet i pari Kryeprokuror në historinë e Shqipërisë, që meret zyrtarisht nën akuzë penale për vepra të kryera gjatë kohës së ushtrimit të detyrës.
Ish Ambasadori Amerikan Lu e kishte cilësuar Llallën si një “peshk i madh”.
Sekretari i Shtetit e ka futur atë dhe familjen e tij në listën e zezë të zyrtarëve të lartë që u ndalohet hyrja në SHBA për korrupsion të niveleve të larta gjatë periudhës kur ishte në krye të Prokurorisë shqiptare.
Burimet bëjnë me dije se një nga akuzat lidhet edhe me mosdeklarimin e një shume të madhe parash që Llallës i janë kapur në Gjermani nga agjentët e kufirit. Nuk dihet ende burimi i këtyre parave dhe shuma.
Adriatik Llalla është hetuar për një mal me akuza mes të cilave edhe për pastrimin e parave të pista dhe transaksione të shumta me prona në Tiranë e Durrës, në shuma që dukshëm tejkalonin të ardhurat e tij si zyrtar i shtetit.
Një nga të rejat e hetimit mësohet se është përgjigja që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka kthyer autoriteteve shqiptare të cilët kanë kërkuar të njohen me provat që çuan në shpalljennon grata të familjes Llalla në SHBA.


