• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I GJYQTARIT KONOMI/ A është Edison Harizaj ose “faqedjeguri”, vrasësi? (DETAJET NGA DOSJA)
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I GJYQTARIT KONOMI/ A është Edison Harizaj ose “faqedjeguri”, vrasësi? (DETAJET NGA DOSJA)

3 March, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Top Story ka siguruar të dhëna  nga dosja hetimore rreth provave dhe dëshmive që hedhin më shumë dritë rreth ngjarjes së ekzekutimit të gjyqtarit Konomi. Referuar dosjes, i pari person i dyshuar i vendosur nën survejim ishte Edison Harizaj, i forti i Vlorës i njohur me nofkën “faqedjeguri”, i ekzekutuar në një atentat në Durrës në vitin 2018. Për disa kohë, ai u mbajt nën përgjim, por nuk kishte asnjë fije që e lidhte me krimin e rëndë.

Ditën e krimit, një person kontaktoi vullnetarisht policinë dhe rrëfeu se ka parë personat që i vendosën tritolin gjyqtarit në makinë. Dëshmitari L.C. , që për arsye sigurie ne po zbulojmë vetëm inicialet e tij, ishte puntor në një kantier ndërtimi përballë banesës së Konomit në zonën e Ujit të Ftohtë.

Kam parë dy persona me një benz 270 ngjyrë gri, që shikonin gjithë kohës nga banesa e gjyqtarit. Njëri prej tyre ishte një person me flokë të shkurtër, me tipare esmere, fytyrë të rrumbullakosur dhe një tatuazh të madh te supi

Top Story ka zbuluar edhe pjesë nga dëshmia e Julian Sinanajt, kreut të bandës që kryente vrasje të porositura me tritol. Edhe ai ka dhënë përshkrime të njëjta fizike, për personin që mendohet se ka vendosur tritolin. Sinanaj i ka orientuar prokurorët drejt emrit të Genis Mëhillajt, me specifikimin e tatuazhit karakteristik te supi, por pa ia përmendur emrin në asnjë moment. Sipas këtij të fundit, porosia ka ardhur nga një grup i fuqishëm në Durrës. Hetimet e prokurorëve nuk nxorën në dritë prova që të implikonin Mëhillajn.

Rrëfimi i Sinanajt, por edhe dëshmitarit L.C. u morën me rezerva. Ky i fundit madje rezultoi me probleme mendore sipas një ekspertimi mjeko-ligjor të kryer. Por, prej asaj kohe ai ka humbur gjurmët, pasi është kërcënuar disa herë me jetë.

Kërcënimin e fundit, ai e ka marrë në 24 Tetor të vitit 2011, pikërisht ditën kur në Durrës u ekzekutua nëndrejtori i Shërbimit Informativ për zonën Isa Çopa. Ai u gjet i djegur brenda mjetit të shkrumbuar në zonën e Currilave. Disa orë më parë, ai i kishte çuar djalit një mesazh lamtumire, çka bëri që ngjarja të hetohej si vetëvrasje. Pas disa muajsh, ekspertiza e kryer në Gjermani zbuloi se ai ishte dhunuar me sende të forta në kokë. Në momentet që është djegur me benzinë, Çopa ka qenë ende gjallë.

Çopa, në atë periudhë ishte angazhuar të hetonte vrasjen e Skerdilajd Konomit dhe grabitjen e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Për këtë ngjarje, askush nuk ka guxuar të flasë. Ne tentuam të intervistojmë të afërm të tij, por na refuzuan. SPAK, konfirmon zyrtarisht për Top Story se Çopa, është vrarë për shkak të detyrës. Tre muaj para vrasjes së gjyqtarit, familja Konomi dhe të tjera me të, sapo kishin fituar në gjykatë kthimin e mijëra hektarëve tokë në Gjirin e Lalzit.

“U përjashtua motivi që të kishte bënte me detyrën”, – tregon Gerd Hoxha, gjyqtarë.

Në atë periudhë, Konomi ishte vënë vetë në krye të betejës ligjore në shkallët e sistemit gjyqësor dhe shihej nga ata që kërkonin të merrnin pronat, si potencial i vështirë për tu mundur në shkallët e drejtësisë. Kjo ishte dhe mbetet pista e vetme e vrasjes së gjyqtarit.

“Për gjëra të tilla nuk kam diskutuar asnjëherë, ndoshta për shkak faktit që isha gjyqtar Tiranë, çështja ishte në Durrës por edhe për shkak të faktit se ishte shumë i matur, nuk donte të vinte në siklet, nuk donte të përfitonte që ishte gjyqtar e të bënte të tilla ndërhyrje”, – tregon Gerd Hoxha, gjyqtarë.

Në gjithë rrugëtimin në shkallët e drejtësisë për pronat, Konomi nuk kishte pasur asnjë kërcënim. Kjo, dukej se ishte një metodë tipike mafioze e krimit të organizuar që nuk paralajmëron, por asgjëson.
“Në takimet që unë kam pasur së fundmi me Skeridinn nuk kujtoj ndonjë situatë të tillë, ishte shumë i fortë, nuk është se tregonte gjithmonë djalë i qeshur”, – tregon Gerd Hoxha, gjyqtarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË GJITHË PO LAJNË DUART..."/ Si ua uli ‘hundën’ miliarderëve të njohur Koronavirusi
Previous article FTON THAÇIN NË TAKIM/ Albin Kurti: Të jemi të njëzëshëm. Dallimet tona të mbesin brenda vendit

F.autor

Postime të ngjashme

MINISTRIA E ARSIMIT PUBLIKON KALENDARIN/ Ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027 Aktualitet

MINISTRIA E ARSIMIT PUBLIKON KALENDARIN/ Ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027

EMRI/ Dyshimet për tjetërsim pronash, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër Aktualitet

EMRI/ Dyshimet për tjetërsim pronash, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër

"NËSE SHTETI NUK VEPRON..."/ Altin Meçaj denoncon dhunën dhe PARALAJMËRON para Prokurorisë së Fierit: Kam fakte Aktualitet

"NËSE SHTETI NUK VEPRON..."/ Altin Meçaj denoncon dhunën dhe PARALAJMËRON para Prokurorisë së Fierit: Kam fakte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT