Një ditë pas protestës Kreu i Shtetit Ilir Meta thërret në Presidencë kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Takimi i paparalajmëruar dhe larg syrit të medias, ka zgjatur rreth 60 minuta dhe mendohet të jetë diskutuar në lidhje me manifestimin që u zhvillua një ditë më parë dhe hapat që do të ndiqen më pas në ditët në vijim.
Report Tv publikoi pamjet ku makina e liderit të opozitës, Basha del pas përfundimit të takimit me Metën nga ambientet e Presidencës.


