• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË GJITHË PO LAJNË DUART…”/ Si ua uli ‘hundën’ miliarderëve të njohur Koronavirusi
Home
Nderkombetare

“TË GJITHË PO LAJNË DUART…”/ Si ua uli ‘hundën’ miliarderëve të njohur Koronavirusi

3 March, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Si të gjithë njerëzit, edhe të pasurit po kërkojnë një vaksinë kundër koronavirusit. Ken Langone, bashkëthemeluesi i Home Depot Inc., vëzhgoi konferencën për shtyp të Presidentit Donald Trump dhe pyeti veten nëse media po e ekzagjeronte me rrezikun, por ai gjithashtu u sigurua të telefononte mjekët e tij në kërkim të një shpëtimi nga koronavirusi.

Disa miliarderë, bankierë dhe anëtarë të tjerë të elitës amerikane janë të qetë, të tjerë po shqetësohen, ama të gjithë po lajnë duart. Të pasurit mund të përballojnë më mirë përgatitjen për një pandemi, sikurse fluturimi me aeroplan privat, këshilla nga ekspertë botërorë dhe qasje në kujdesin luksoz mjekësor.

Tim Kruse, një mjek në Kolorado, tha se “të pasurit ama nuk kanë nevojë të kenë qasje në gjërat të cilat një personi i zakonshëm nuk ka”. Por kjo nuk i ka ndaluar miliarderët të pyesin nëse mund të marrin një vaksinë për koronavirus. “Përgjigja është jo.”

Rastet e konfirmuara të koronavirusit në të gjithë botën kanë kaluar 88,000, dhe më shumë se 2,900 njerëz kanë vdekur. Organizata Botërore e Shëndetit ngriti vlerësimin e saj global të rrezikut për sëmundjen në “shumë të lartë”. Frika nga pasojat ekonomike ka lëkundur tregjet globale.

Një bashkëthemelues i një fondi të madh mbrojtës, i cili kërkoi që të mos publikohej me emër, duke diskutuar planet e tij, tha se do të merrte rrugën për t’u izoluar në ndonjë pronë private që ka nëpër Evropë, e do të rrinte aty derisa rreziku të kalonte.

Trump ka parashikuar se virusi do të zhduket “si një mrekulli”, ndërsa demokratët paraqitën kërkesa për fonde që përfshijnë garanci për një vaksinë të përballueshme. Maskat për fytyrën nuk e parandalojnë në mënyrë efektive përhapjen e koronavirus, sipas kirurgut të përgjithshëm amerikan Jerome Adams, por ndalon ofruesit e kujdesit shëndetësor që janë në rrezik më të madh, të kenë siguri në punë.  “Seriozisht njerëz,” shkroi Adams në Twitter, “Ndaloni blerjen e masave!”

Burimet si paraja, transporti dhe informacioni u japin njerëzve me pushtet avantazh në fillimin e masave mbrojtëse dhe parandaluese. Por ama, ata nuk do të kenë në dorë një vaksinë, pa e pasur më parë e gjithë bota.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË IRAN/ 77 viktima dhe 26 deputetë të infektuar
Previous article EKZEKUTIMI I GJYQTARIT KONOMI/ A është Edison Harizaj ose “faqedjeguri”, vrasësi? (DETAJET NGA DOSJA)

F.autor

Postime të ngjashme

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT