Ka nisur vendosja e Forcave të Rendit përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku në orën 17:00 pritet të nisë manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta.
Pamjet tregojnë policët e vendosur në rrugë, ndërsa thekson se ata janë të pajisur me kundragaz.
Ndërkohë, para Kryeministrisë kanë mbërritur edhe 3 autobotë, si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Gjithashtu, në të gjithë bulevardin janë instaluar kamera me rezolucion të lartë, si dhe autoporlantë, ndërsa shtyllat ku janë vendosur këto pajisje, janë lyer me graso.
Në këtë manifestim pritet të ketë një numër më të vogël punonjësish policie, pasi manifestimi pritet të jetë i qetë.
Megjithatë, policia ka marrë informacion se edhe Garda është në shërbim të përforcuar, ndërsa Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri 24 orë.
Nuk ka informacione që manifestimi të zhvendoset nga Kryeministria drejt Parlamentit, ashtu si nuk ka informacione për incidente, edhe pse policia i ka marrë të gjitha masat.


