Gazetarja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se i plagosur rëndë ka mbetur Armand Hyska, i cili është transportuar nga spitali i Beratit, me urgjencë drejt Tiranës.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Sipas burimeve zyrtare të Repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Beratit, i plagosuri mori mjekimin e parë dhe u nis drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ende nuk dihen rrethanat që çuan në këtë aksident të rëndë, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.