Albert Baca, kamarieri “hero” që shërbeu në hotelin Bel Sitnë Itali i cili u kthye në karantinë pas një klient rezultoi i prekur ka treguar për Report Tv arsyen që e shtyu të shërbejë në hotel edhe pse i rrezikohej jeta. Ai tha se të gjithë punonjësit dhe klientët kishin marrë komunikimin që duhet të dilte derisa të kalonin periudhën e karantinës.
Alberti tha ndër të tjera se nuk kishte frikë për vete ndërsa nxitoi t’i shërbente të tjerëve i ndimuar edhe nga i vëllai që punon në të njëjtin hotel me të ndërsa pas analizave ka rezultuar negativ, i paprekur nga koronavirusi..
Nga ana e komunës ku unë jetoj na kanë ndihmuar nga jashtë. Situata këtu brenda dy ditët e para ishte shumë e tmerrshme. Ishin thjesht që rezultuan me tampon pozitiv. U mbyllën në dhomat e tyre dhe nuk duhet të kishin kontakt. Është thjesht virus i ri dhe e kanë bërë shumë alarmante. Por është thjesht një grip. Ditët e para ka qenë një panik shumë i madh. Ka qenë shumë panik derisa erdhën doktorët, infermierët me maska dhe doreza ishin pak më të qetë. Në momentin e parë që na thanë futuni nëpër dhoma, hoteli ishte plot dhe kishte shumë pak dhoma të lira. Moshat e të prekurve ka qenë nga 70 vjeç e sipër. Mua më thanë je negativ Gjestin ia dedikoj familjes time për edukimin që më kanë dhënë. Do ta bëja në çdo vend të botës”, u shpreh ai për Report Tv.
Gjesti i veçantë i Albertit fitoi edhe vëmendjen e politikanit Giovani Toti i cili u shpreh se do ta ndihmonte atë të fitonte nënshtetësinë italiane


