• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Autoritetet në Itali: Emergjenca do zgjasë edhe një javë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Autoritetet në Itali: Emergjenca do zgjasë edhe një javë

2 March, 2020 Delo.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Përshpejtohet përhapja e koronavirusit, veçanërisht në Europë. Në Gjermani rastet janë dyfishuar kurse Franca tani është duket se po kthehet në vatër infeksioni e kontinentit të vjetër.

Në Italinë fqinje numri total i viktimave si pasojë e virusit ka shkuar në 41, të shëruar janë 83 ndërsa të prekurit nga infeksioni llogariten në 1700.

Ndërsa alarmi në rajonin e Lombardisë është ende i lartë qeveria Conte ka nxjerrë një tjetër dekret emergjence. Në ‘zonat e kuqe’ do mbeten ende të mbyllura shkollat për të paktën edhe një javë kurse muzetë janë rihapur.

Mbyllja e jashtëzakonshme nga dje e Luvrit në Francë erdhi si rezultat t 130 rateve të konstatuar pozitiv nga testet për koronavirus dhe autoritetet kanë urdhëruar pezullimin e të gjitha aktiviteteve që parashikojnë grumbullimin e më shumë se 5 mijë njerëzve.

Në Britani, ku aktualisht 35 të prekur nga virusi i ri kinez, është rritur alarmi, pavarësisht se kryeministri Boris Johnson thotë se ishulli do ta fitojë luftën me virusin e Wuhan.

Sfida është e njëjtë për të gjithë, ndërsa 87,000 njerëz janë të infektuar në gjithë botën dhe numri i të vdekurveka shkuar në mbi 3,000 nga të cilët më shumë se 2.800 janë regjistruar në Kinë.

Në Korenë e Jugut, vendi i dytë më i prekur nga epidemia, po dezinfektohen deri edhe rrugët në përpjekje për  të përmbajtur koronavirusin që në vend ka infektuar pothuajse 4,000 njerëz.

Ndërsa në Iran, sipas shifrave zyrtare, të cilat duhen marë me shumë rezervë, ka 150 viktima, në anën tjetër të Paqësorit, ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar viktimën e dytë dhe rastet e para të infektuar në New York.

Në nivel global janë mbi 89 mijë raste të konfirmuara dhe 3 mijë të vdekur.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka vendosur të ndajë një fond prej 15 milion dollarësh për të ndihmuar vendet më të brishta që po përballen me epideminë teksa vendet e prekura tani janë rreth gjashtëdhjetë në gjithë botën, përfshirë Indonezinë, Brazilin, Nigerinë, Algjerinë, Indinë dhe Meksikën ndërsa gjatë fundjavës, Organizata Botërore e Shëndetit e ngriti nivelin e alarmit në maksimum.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “ARBITRI MË KËRCËNOI”/ Talenti Vinicius: Jam si fëmijë me ëndrra, ja sekreti i golit
Previous article AKSIDENTOI PËR VDEKJE 59-VJEÇARIN/ Pranga shoferit. Arrestohen dhe dy shoferë të dehur

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

"NA KANË VJEDHUR 7 TITUJ"/ Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës Botë

"NA KANË VJEDHUR 7 TITUJ"/ Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

DETAJE NGA ARRESTIMI ME 100 MIJË EURO/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla Aktualitet

DETAJE NGA ARRESTIMI ME 100 MIJË EURO/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT