• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Edi Rama: Gati iniciativa për amnistinë fiskale (VIDEO)
Home
Politikë

INTERVISTA/ Edi Rama: Gati iniciativa për amnistinë fiskale (VIDEO)

1 March, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Amnistia fiskale dhe penale që kryeministri lajmëroi një ditë më parë do të nisë të funksionojë brenda verës së këtij viti. Në një intervistë për Tv Klan Edi Rama sqaron të gjitha detajes e nismës që synon formalizimin e të gjitha parave të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

“Amnistia do të bëhet menjëherë. Ne kemi punuar prej disa muajsh për këtë. Ka qenë një nga masat që ne e kemi konceptuar edhe në funksion të nevojës për të mbledhur kontribute për rindërtimin. Amnistia ka një kohë, ku i jep mundësinë të gjithëve të formalizohen, duke i garantuar njëherë e përgjithmonë se askush nuk do të kthejë kokën mbrapa për të kërkuar llogari për sa kohë ata do të formalizojnë brenda këtij afati. Pas kalimit të këtij afati, edhe këto para edhe këto asete do të trajtohen njësoj siç trajtohen sot paratë dhe asetet e krimit”, tha Rama.

Thotë se është konsultuar dhe me ekspertë ndërkombëtarë dhe është ndjekur modeli i vendeve që e kanë ndërmarrë këtë amnisti dhe ka rezultuar e suksesshme. Por është i vendosur që me apo pa mbështetjen e institucioneve të huaja, kjo nismë do të zbatohet patjetër.

“Besoj që ne do ta bëjmë këtë gjë jo vetëm si shprehje e vullnetit tonë në funksion të njerëzve, por edhe si një masë që nuk do të pengohet brutalisht nga partnerët tanë”, tha ai.

Rama sqaron dhe arsyet përse kur ishte në opozitë nuk e mbështeti një nisme të tillë të iniciuar nga qeveria Berisha.

“Së pari amnistia në atë kohë ka qenë e cunguar, nuk ka qenë e plotë dhe ne i jemi kundërvënë kësaj amnistie sepse në atë kohë nuk ishte asnjë vullnet real për të luftuar krimin me të vërtetë dhe asnjë vijë të kuqe mes të ardhurave nga krimi dhe të ardhurave nga puna”, theksoi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MASHKULL LIND PO BURRA KA PAK"/ Besa Kokëdhima nuk mund ta thoshte më qartë se kaq
Previous article "MË KA ARDH NË SHPI..."/ Ilir Meta siguron edhe një protestuese: Nesër do të vijë edhe gjyshja e Bes Kallakut

F.autor

Postime të ngjashme

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT