• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ENVER ROBELLI/ Kravata si simbol i katastrofës sonë jo vetëm politike
Home
Blog

ENVER ROBELLI/ Kravata si simbol i katastrofës sonë jo vetëm politike

26 December, 2017 Redaktor1 Blog

Duhet të jesh gjeni që për disa kravata papritmas të bëhesh lajm në gazetën globale «Guardian» – ose duhet të jesh kryeministër i Kosovës.

KRAVATË f. sh.

Rrip pëlhure (mëndafshi, leshi, pambuku, najloni etj.), i gjatë e i ngushtë, që e lidhin burrat si nyjë rreth qafës nën jakën e këmishës dhe e lëshojnë përpara mbi gjoks. Kravatë e hollë (e trashë). Kravatë e kuqe (e zezë, me vija). Nyja e kravatës. Me kostum dhe me kravatë. Lidh kravatën.

Në Prishtinë u mblodhën rreth 300 kravata për kryeministrin e Kosovës, i cili duke arsyetuar dyfishimin e rrogës së tij tha se s’mund të dilte dosido në opinion, sepse i duheshin pak para për kravata, këmisha e kostume. Në Gjermani trendi po shkon në drejtim të kundërt. Gazeta «Süddeutsche Zeitung» gjatë ditëve të Kërshëndellave botoi një shkrim mbi zhdukjen e kravatës. Gjithnjë e më shumë biznesmenë po shfaqen në opinion pa kravatë. Fjalimet pa kravatë sinjalizojnë dinamikë dhe freski rinore.

Gazeta përmend dy biznesmenë të rëndësishëm: Joe Kaeser nga Siemensi dhe Dieter Zetsche nga Daimler (prodhues i Mercedesit), të cilët shpesh nuk bartin kravatë. Njëjtë po veprojnë edhe shefi i artikujve sportivë Adidas, shefi i firmës së ilaçeve Roche, shefi i Nestlé. Kravata, thotë një eksperte e modës, simbolizon diçka statike. Një menaxher i mirë duhet të përçojë mesazhin e kundërt: të jetë dinamik ose – thënë shqip – i shkathtë, i zhdërvjelltë, i gjallë.

Kryeministri i Kosovës duket se nuk ecën me trendin e kohës. Thotë se rrogën e tij e ka dyfishuar edhe për të blerë kravata. Kravata si simbol i katastrofës sonë jo vetëm politike? Po. Pa dyshim. Me kravatë kryeministri i ka thënë këto marrëzi: «Veç mu ka tekë me ua falë borxhin e ujit bizneseve», «E kam shkarku unë a? S’po m’kujtohet hiç» (duke folur për shkarkimin e bordit të  KOSTT-it), «Ministër i zoti është ai që i jep punë zëvendësministrit», «Te Haradinajt dhëndurët e qesin plehun». Kujdes: kravata nuk është garanci se nuk do të rrëshqisni në humnera gjuhësore. Shih shembujt e mësipërm!

Kravata ekziston qe së paku 400 vjet. Dikur ka qenë pjesë e uniformës që e bartnin ushtarët kroatë. «À la cravate» – sipas mënyrës kroate thoshin francezët. Në shekullin e 20-të kravata hyri në zyra – si shenjë e dallimit nga klasa punëtore. Për këtë shkak në Zvicër ka politikanë socialdemokratë që për arsye ideologjike refuzojnë të bartin kravatë. Sidoqoftë, kryeministri i Kosovës është bërë lajm në mediat ndërkombëtare. Duhet të jesh gjeni që për disa kravata papritmas të bëhesh lajm në gazetën globale «Guardian» – ose duhet të jesh kryeministër i Kosovës!

Flasim për kravata kur në shumë lagje të Prishtinës nuk ka rrymë. (Të mos flasim për fshatra). Flasim për kravata në vendin ku politikanët, imamët dhe priftërinjtë «pajtojnë gjaqe». Mirëdita mesjetë! Flasim për kravata në vendin më të izoluar të Europës. Flasim për kravata në vendin me rrogën mesatare më të ulët në Europë. Flasim për kravata në kryeqytetin mbase më të ndotur në Europë. Flasim për kravata në vendin ku arsimtari me 40 vjet stazh pune merr më pak se 200 euro pension, ndërsa gratë e politikanëve të nivelit të lartë reklamojnë fustanet e prerë nga rrobaqepësja e krimit të organizuar. Flasim për kravata në vendin ku vdesin fëmijë për shkak të mungesës së kujdesit shëndetësor. Flasim për kravata në vendin ku kryeministri kalon pushtimet në Zvicër, njërin ndër vendet më të shtrenjta në botë. Pse jo? Po të shkoni në Davos do të shihni vetura me targa të Rusisë. Këta (zviceranët!) s’kanë problem të marrin edhe paratë e sundimtarëve të vendeve të vobekta. Me rëndësi: flasim për kravata, verëra të shtrenjta, këmisha me iniciale dhe marrëzi të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sa para ka fituar Mariah Carey nga kënga “All I want for Christmas is you”?
Previous article (VIDEO) Liverpool i papërmbajtshëm, shënon golin e katërt ndaj Swanseas

Redaktor1

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT