Kongresi i PS ka zgjedhur anëtarët e ri të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Procesi i numrit të votave ka përfunduar, ku pjesëmarrja në votim ka qenë 85.3% ose ndryshe votuan 1242 delegatë nga 1456 të tillë.
Këto votime treguan edhe një herë rritjen e përfaqësisë së vajzave/grave në strukturat e partisë, të cilat do të përbëjnë 45.2% të Asamblesë Kombëtare.
Mes delegatëve në qarkun Tiranë janë edhe Artan Lame, Sonila Qato, Aldrin Dalipi, Arbër Mazniku dhe ish ambasadorit tonë në Ankara Genti Gazheli.
Më poshtë sjellim listën e plotë të anëtarëve të rinj të Asamblesë së PS.





