• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
2 MARSI I ILIR METËS/ Rama me të rinjtë para presidencës: Vendi jo peng i “Besëlidhje”s apo “Besëlikes”
Home
Politikë

2 MARSI I ILIR METËS/ Rama me të rinjtë para presidencës: Vendi jo peng i “Besëlidhje”s apo “Besëlikes”

1 March, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Në një fjalim në podiumin e ngritur jashtë Pallatit të Kongreseve që mbushi bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me të rinjtë ulur në karrige përpara Presidencës, kryeministri Edi Rama i çoi një mesazh në distancë kreut të shtetit Ilir Meta. Sipas Ramës, vendi nuk mund të jetë peng i besëlidhjes, agument me të cilin Meta ka thirrur tubimin më 2 Mars në Bulevard. Rama tha se vendi duhet të ecë përpara dhe se debati, qoftë edhe në media, duhet të shtrohet në arritjet e njerëzve të thjeshtë e të suksesshëm, histori frymëzimi që në media nuk zenë hapësirë – tha Rama.

“S’mund të jetë debat që të marrim vendin peng, debati që ka marrë mediat peng për gjithë këto kohë, besëlidhja dhe besëlikja, nuk është ky debati. Kush është me besëlidhjen, kush është me besëliken. Ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në televizor sikur janë ata dhe pas atyre nuk ka asgjë tjetër”, u shpreh Rama.

Duke folur sërish para të rinjve, me këshilla se si duhet të ndërtojnë rrugën e komunikimit me njerëzit, kryeministri ‘thumboi’ sërish Presidenti Ilir Meta, kur tha se liria për t’u shprehur i jep mundësinë kujtdo ta keqpërdorë atë dhe të flasë publikisht gjëra të paqena, duke pasur parasysh këtu, akuzat për grusht shteti që Meta ka bërë ndaj mazhorancës.

“Duhet nxjerrë një mësim i rëndësishëm, duhet ndërtuar rruga se si gjërat të thuhen dhe të ndërtohen. Ne kemi një situatë demokratike që në nivelin e gjërave që thuhen nuk na e kalon njeri nga pikëpamja e lirisë. Liria për të thënë deri edhe çmenduritë më të mëdha, është e pakufishme. Mjafton të dëgjosh këtë që keni mbrapa ju, për të kuptuar se deri ku shkon në Shqipëri liria për t’ia futur kot. Dhe askush nuk të thotë gjë. Dhe kjo është në të gjitha nivelet. Larg qoftë të shohësh ndonjë debat në televizor për të parë se deri ku shkon gjuha dhe se çfarë lirie kanë njerëzit për ta shthurur gjuhën. Cilësinë demokratike të vendit nuk e përcakton fakti se sa shumë flet, por sa ndërveprim ka mes atyre që flasin e dëgjojnë. Se këtu është bërë “fol-fol, por kush po të pyet”. Në të gjitha nivelet. Ju keni një mundësi për të krijuar një komunikim të ri duke  kapërcyer modelin tradicional. Nëse kalohen dhe 4 vjet si FRESSH-i tani nuk ka çfarë iu duhet FRESSH-i fare. Kjo vlen për organizimin, se të gjithë ju jeni të vlefshëm dhe i duheni të ardhmes politike të këtij vendi. Jo për t’u bërë të gjithë politikanë, se besoj nuk është kjo arsyeja pse jeni të gjithë këtu. Politika është shumë e bukur se është mundësia për të ndarë me të tjerët energji dhe ide në funksion të punëve që vetëm asnjë njeri nuk i bën dot. Politika për këtë ka lindur. Që njerëzit bashkë të bëjnë gjëra që nuk i bëjnë dot”, u shpreh kryeministri Edi Rama, duke iu drejtuar të rinjve të FRESSH-it.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONGRESI I PS, "RINIA"/ Rama: Imagjinoni Saliun kryeministër dhe FRPD në protestë para Ministrisë së Arsimit
Previous article ZBULON PRAPASKENAT/ Presidenti i Serie A: Interi refuzoi të zbresë në fushë ndaj...

F.autor

Postime të ngjashme

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT