Ka nisur dita e tretë e Kongresit të Partisë Socialiste, ku në fokus janë të rinjtë.
Ata kanë filluar fjalën e tyre duke ndarë eksperiencat dhe vizionet.
Mirëpo vëmendjen e të gjithëve ka tërhequr një vajzë e quajtur Rabina Hajdini. Ajo ka shkaktuar tepër të qeshura jo vetëm tek pjesëmarrësit, por edhe tek kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Diasporës Pandeli Majko.
‘Unë jam Rabina Hajdini. Dua një duartrokitje sepse për mua është hera e parë që flas në këtë podium. Dua të falenderoj mamin sepse më bindi të jem këtu edhe pse jemi me bindje politike të ndryshme’, tha ndër të tjera Hajdini duke marrë shumë ovacione.
Më tej në një moment ajo e emocionuar godet me dorë mikrofonin dhe reagon shumë spontanisht duke dhuruar sërish shumë humor.
Ndërkohë nuk ka munguar as përgjigja e kryeministrit, i cili ka deklaruar: “Mami sheh larg dhe e kupton që ndërkohë që ajo ka mbetur tek PD, vajza duhet të vijë tek PS sepse e ardhmja është këtu dhe atje është e shkuara.”


