Nis dita e dytë e Kongresit të PS. Në monitor është shfaqur një video të Shqipërisë si ka qenë e si është nën drejtimin e Ramës.
Në video nuk ka munguar ish lideri i PS Fatos Nano, Ilir Meta por edhe momenti i marrëveshjes së Ramës me Bashën, e konkretisht momenti i shtrëngimit të duarve mes dy liderëve që bënë marrëveshjen e 17 majit.
Video kishte një mesazh: Gjithçka që kryeministri Edi Rama ka bërë, e ka bërë për Shqipërinë.
Në të kishte të montuara pamje të transformimit të vendit.
“Do it, do it, do it (Bëjë!)”, është slogani që përsëritej në video!





