• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONGRESI I PS, FOKUSI TEK GRATË/ Manastirliu: Të përmbysim mentalitetin mbytës, dhuna në familje të mbetet një e shkuar
Home
Politikë

KONGRESI I PS, FOKUSI TEK GRATË/ Manastirliu: Të përmbysim mentalitetin mbytës, dhuna në familje të mbetet një e shkuar

28 February, 2020 F.autor Politikë

Kongresi i Partisë Socialiste ka filluar punimet tre ditore me temën për gratë dhe nismën ‘Edhe1’. Një nga gratë e kabinetit qeveritar, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se qeveria socialsite ka pasur në vëmendje familjen dhe gratë duke shpalosur edhe arritjet në fushën e Shëndetësisë.

Më tej Manastirliu u shpreh se ka ende zona të Shqipërisë ku qeveria nuk ka shkelur sa i përket kësaj nisme duke pasur që ka ende dhunë ndaj grave. Ministrja u shpreh se fenomeni i dhunës ndaj grave në familje duhet të mbetet një e shkuar apo një kujtim i errët që nuk duhet të kthehet më.

”Përshëndetje të dashura vajza dhe gra, zonja të nderuara. Një sallë e mbushur me një energji kaq frymëzuese është konfirmimi më i mirë i zgjedhjes që kam bërë unë dhe mijëra gra për tu bërë pjesë e diçkaje shumë të bukur, të grave të partisë socialsite. Një familje e mbushur me nëna të dhembsura, me gra të përkushtuara, me vajza ambicioze. Nisma jonë Edhe një nuk është një slogan kongresi, por është një thirrje kuptimplotë për të thirrur edhe një vajzë, edhe një grua edhe një nënë.

Kjo thirrje ka për busull vlerat europiane, të ndërtojmë Shqipërinë që duam. Dua të falenderoj Linditën për punën fantastike dhe për secilën që na është bashkuar sot që do të ndajë dëshirën për të kontribuar për vendin tonë.

Përpjekja jonë në ndërtimin e shtetit social, ku asnjë grua mos ngelet pas nuk ka rreshtur asnjëherë, nuk ka kthim prapa, tradita e socialistëve e do që përpjekjet të jenë tek fëmija dhe familja.

Duke filluar nga ata që kanë më shumë nevojë për vëmendje, nga fëmija i porsalindur deri tek i moshuari. Këtu ka një nënë të re, që ka përfituar bonusin e bebes së bashku me 40 mijë familje. Këtu mes nesh ka një mjeke që sot prek ndryshimet në shëndetësi, që punon në qendër të re shëndetësore falë programit të rindërtimit të 300 qendrave.
Ka të paktën një që shërben si infermiere që punon falë portalit, ta harrojnë që nuk ka më punësim me parti apo krushqi, por vetëm me transparencë dhe meritë.
Ka të paktën një studente të mjekësisë dhe ka prekur ndryshimet falë Paktit për Universitetin. Këtu mes nesh ka të paktën një grua, së cilës nuk i është dashur të vijë nga Kukësi, Vlora, Shkodra për të kryer mamografinë në Tiranë por e bën në vendin e vet.
Ka të paktën një grua që ka kryer falas kontrollin për kancerin e mitrës afër vendbanimit të saj.

Të ndalemi tek gjërat që duam të bëjmë. Edhe shumë gra dhe vajza duhet të ishin shumë këtu. Ka ende zona ku nuk kemi shkelur, të përmbysim mentalitetin mbytës. Vuajmë ende epideminë e dhunës tregon se nuk kemi bërë maksimumin e përpjekjeve. Jam besimplotë se nëse mbështesim njëra- tjetrën dhe fuqizojmë përpjekjet atëhere dhuna barbare ndaj grave do të mbetet një e shkuar që nuk duhet të vijë kurrë më.
Unë jam nënë e dy vajzave dhe besoj se do të jetojnë këtu në Shqipëri. Fjalëve që i them shpesh, për të ndryshuar realitetin dhe për të çuar përpara ëndrrat, për të ndërtuar një të ardhme të bukur nuk duhet një shkop magjik. Fuqinë për ndryshim i kemi brenda dhe s’duhet ta kërkojmë diku tjetër. Të ndërtojmë Shqipërinë që ne duam.”- tha Manastirliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIRANA-PARTIZANI/ Qindra “Guerrils” grumbullohen tek Universiteti, kore kundër rivalëve (VIDEO)
Previous article KONGRESI I PS, FOKUSI TEK GRATË/ Ironizon Shahini: Ata që brengosen për gratë ndoshta i ngacmojnë vetë kur u vallëzojnë në emision

F.autor

Postime të ngjashme

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT