• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’DUHET TË JETË NË ATË ZYRË”/ Balla: Çdo veprim i presidentit Meta, përpjekje për të penguar reformën në drejtësi
Home
Politikë

“S’DUHET TË JETË NË ATË ZYRË”/ Balla: Çdo veprim i presidentit Meta, përpjekje për të penguar reformën në drejtësi

27 February, 2020 F.autor Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se çdo veprim i presidentit Ilir Meta gjoja në mbrojtje të Kushtetutës nuk ka të bëjë aspak me interesin publik, por është përpjekja e radhës për të penguar reformën në drejtësi.

“Është si drita e diellit, se gjithçka ka bërë mazhoranca është në përputhe me Kushtetutën. Dhe çdo përpjekje e Metës për të penguar reformën në drejtësi, nuk ka argumente.

Ai mbetet një aktor brenda opozitës. E ka bërë këtë erdhe gjatë vitit të kaluar kur kërkoi të pengonte shqiptarët në të drejtën e tyre për të zgjedhur. Në aspektin e së drejtës së Metës për t’u sjellë si opozitar s’kam gjë. Në aspektin e presidentit të republikës ka disa kosto. Edhe ne si mazhorancë që e kemi votuar kemi përgjegjësinë tonë. Ilir Meta e ka humbur prej kohës funksionalitetin”, tha Balla.

I ftuar në studion e Ilva Noë në Euroenws Albania, numri dy i PS, Balla mohoi që komisioni i ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e kreut të shtetit të jetë zvarritur, por e lidhi shtyrjen e tij me atë që e cilësoi një tjetër shkelje kushtuese të Metës, refuzimin për betimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, për të cilën është duke u pritur fjala e Komisionit të Venecias që më pas të procedohet me shkarkimin.

“Venecia do të sqarojë nëse veprimi antikushtetues i Metës është shkelje e rëndë kushtetuese. Nëse ky veprim tjetër do të bindë komisionin dhe më pas kuvendit dhe më pas Gjykatën Kushtuese për ta shkarkuar. Inicimi i një mekanizmi zhbllokues si 10 ditëshi, është një risi që pas reformës në drejtësi i është hequr çdo uzurpatori për të bllokuar punën.

Në vitin 2010 vinin dekrete nga president që nuk shqyrtoheshin fare nga kuvendi dhe abuzohej me këtë gjë. Nisur nga kjo u vunë disa afate. Edhe çështja e betimit, e dimë që është akt formal, por sa kohë e gjithë instrumentet e reformës kemi futur mekanizma zhbllukues. Kjo nuk ndodh vetëm me presidentin, nëse një ditë kuvendi do çmendet, pra edhe kuvendi i ka bërë vetes afate. Në jurisprudencë ka një dallim mes betimin dhe përzgjedhjes.

Unë jam një prej firmëtarëve që kam kërkuar shkarkimin e Metës, jam i bindur se e ka humbur të drejtën për të qenë në atë zyrë. Ka një procedurë, me të marrë raportin e Venecias është detyra e komisionit të konkludojë dhe është e nevojshme të jenë 94 vota numra në Kuvend”, tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOQI TAKSËN NDAJ SERBISË/ Reagon Veseli: Asgjë e re nga Albini! Kosova me të në krye mund të rrezikohet
Previous article "BËHET ZHURMË E MADHE SE JANË KËTO..."/ Rama: Infodemia po aq e rrezikshme sa koronavirusi, 97% e atyre që preken shërohen

F.autor

Postime të ngjashme

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT