Nisin reshjet e dëborës në zonën e Llogarasë në Vlorë. Temperaturat e ulëta kanë sjellë dhe dëborën, ndërsa pritet që intensiteti i reshjeve të vijë në rritje. Policia rrugore këshillon shoferët që të kenë kujdes në drejtimin e automjeteve për shkak të pjerrtësisë së madhe që ka rruga. Temperaturat kanë sjellë edhe ngrica nga krahu i Palasës, e për pasojë edhe rrezik më të madh në qarkullim, nëse nuk merren masat për t’u pajisur me goma dimri.