• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT SHQIPËRI- BE/ Kur ILIR META 2 vjet më parë mendonte si EDI RAMA. Pse tani është totalisht KUNDËR!
Home
Ekskluzive

NEGOCIATAT SHQIPËRI- BE/ Kur ILIR META 2 vjet më parë mendonte si EDI RAMA. Pse tani është totalisht KUNDËR!

27 February, 2020 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Ilir Meta ka pësuar një metamorfozë të jashtëzakonshme, duke e ndryshuar me 180 gradë qëndrimin e tij për raportet Shqipëri- BE vetëm në 2 vitet e fundit. Nga partizan i çeljes së negociatave në 2018, Presidenti i Republikës sot është shndërruar në skeptikun më të madh të integrimit, duke i thënë popullit të tij se duhet ta shohi në ëndërr dëshirën dhe projektin e vet të integrimit europian.

Po ta lexosh me kujdes, të gjitha qëndrimet e Ilir Metës, janë të njëjta me ato të Edi Ramës sot për këtë çështje. Presidenti ka ndryshuar totalisht, ndërsa Kryeministri vazhdon të ruajë të njëjtin qëndrim.

Ja shembujt që tregojnë sesi kanë evoluar qëndrimet e Ilir Metës:

3 MAJ 2018

Në një intervistë për një televizion në Tiranë, i pyetur nëse “e meriton Shqipëria çeljen e negociatave me ato arritje që ka shënuar deri tani”?

Presidenti Ilir Meta përgjigjet: Unë mendoj se “PO”, pasi çelja e negociatave nuk është anëtarësim, është fillimi i rrugës për anëtarësim. Mendoj që Shqipëria që me kalimin e reformës në drejtësi me konsensus në korrik të vitit 2016 e ka siguruar çeljen e negociatave, pavarësisht nga formalizimi i këtij vendimi, i cili duhet të punojmë edhe më shumë në ditët dhe javët që vijnë që të ndodhë në qershor pas këtij rekomandimi pozitiv që ka bërë Komisioni Europian.

Por pas disa muajsh, në shkurt të vitit të shkuar opozita dogji mandatet e deputetëve dhe doli në rrugë, bojkotoi zgjedhjet e 30 qershorit dhe Ilir Meta firmosi çdekretimin e zgjedhjeve lokale për ti vënë zjarrin “revolucionit popullor” kundër Edi Ramës.

KORRIK 2019

Ilir Meta: “Si President i Republikës jam më i përgjegjshëm dhe i vërtetë se kushdo tjetër. Më 18 tetor mos prisni asnjë mrekulli për çelje negociatash!”

Ndërsa pritet që në mars BE të ndezi dritën jeshile për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Presidenti është edhe më kundër se më parë.

27 SHKURT 2020

“Euronews” e pyet: Shqipëria do që t’i bashkohet BE-së, sigurisht. Duan që të fillojë procesi i pranimit. A nuk e bën kjo procesin të bëjë hapa pas?

Ilir Meta: Mik i dashur, ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese, në bazë të Kushtetutës dhe integritetit, është një nga kushtet kryesore të Bundestagut gjerman dhe partnerëve europianë. Shqipëria ka shumë probleme me rendin ligjor, por nëse vazhdojmë me këtë drejtim, hapja e negociatave do të mbetet ëndërr për vite me radhë.

Pse ky “kërcim pindarik” i kreut të shtetit, në raport me procesin më të dashur të qytetarëve të vendit të vet, që kanë 30 vjet që ëndërrojnë integrimin në BE? Sepse sot ndryshe nga 2 vjet më parë ka një hall të madh personal. Parlamenti ka nisur procesin e shkarkimit të tij, për shkak të shkeljeve shumë të rënda kushtetuese që sipas mazhorancës, ai ka bërë gjatë ushtrimit të detyrës së Presidentit të Republikës.

Pra kur Ilir Meta është mirë, Shqipëria e paska merituar çeljen e negociatave me BE që në korrik 2016 kur miratoi me 140 vota në Parlament, reformën në drejtësi. Tani që ai dhe opozita e rrugës po bën gjithçka për të penguar ngritjen e institucioneve të reja të këtij sistemi drejtësie, shqiptarët duhet ta shohin vetëm në ëndërr për vite me radhë, hyrjen në oborrin e BE.

Kaq mjafton për të kuptuar sesa i digjet barku Ilir Metës për shqiptarët të cilët i ka thirrur në 2 mars në shesh, duke ua shitur hallin e tij personal si hall të madh kombëtar.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THIRRJA E POMPEOS/ Albin Kurti i kthen përgjigje SHBA-ve: Nuk e heqim taksën
Previous article VRAU GRUAN ME LEVË NË KOKË/ Në lidhje jashtëmartesore, i kishte blerë dhe shtëpi. 63-vjeçari...

Redaktor1

Postime të ngjashme

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT