• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NDARJA E KOSOVËS?” Rama: U gatua në një kuzhinë katunareske. Ja çfarë shfrytëzojnë disa “heronj” si Ramushi apo Iliri
Home
Politikë

“NDARJA E KOSOVËS?” Rama: U gatua në një kuzhinë katunareske. Ja çfarë shfrytëzojnë disa “heronj” si Ramushi apo Iliri

26 February, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama mohon të jetë përfshirë në diskutime për ndarjen e Kosovës.

Gjatë një interviste për “Top Story”  nga Moska ku ndodhet për vizitë si kreu i OSBE-së, theksoi se ide të tilla janë gatuar në kuzhinë e disa mjediseve katunareske të politikës dhe disa mediave për të akuzuar kundërshtarët.

Rama tha se në fund të procesit të dialogut, Kosova dhe Serbia do të duhet të diskutojnë për demarkacionin.

Rama: Unë nuk kam qenë asnjëherë dhe në asnjë rast ai që është treguar dhe që është karikatorizuar në mjedisin katunaresk të një zone dhe një medie të politikës shqiptare që kërkon me insistim të akuzojë kundërshtarët apo kundërshtarët e prezumuar.

Diskutimi absurd për ndarjen e Kosovës është një diskutim i përgatitur në një kuzhinë për të helmuar opinionin publik në emër të një atdhetarizmi të gënjyer.

Disa ‘heronj’ si Ramushi apo Iliri thjesht dhe vetëm shfrytëzojnë territore shpirtërore të atyre që janë të gatshëm ta marrin këtë helmim.

Çdo marrëveshje e çfarëdolloj midis Beogradit dhe Prishtinës do të kalojë në shumë filtra dhe në fund fare filtrin e opinionit publik.

Kjo që diku u mblodhën 2-3 veta për të ndarë një territor është përrallë banale për të injektuar në shpirtin e vrarë të shumë njerëzve që kanë arsyet e tyre për të ushqyer një mllef ndaj atyre që kërkojnë të gjejnë një zgjidhje.

Në momentin kur Serbia do të ulet në pikën fundore të rrugëtimit të dialogut për të materializuar njohjen do të duhet të përcaktojnë kufirin kjo është e qartë. Mali i Zi e njohur Kosovën por diskutimi për demarkacionin zgjati prej vitesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZËRI I AMERIKËS"/ Shqipëria, “parajsa” e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore
Previous article "DY ORË MUZIKË..."/ "The Guardian": Ermonela Jaho, sopranoja më e mirë në botë

F.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT