• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VEJUSHA E ZEZË”/ Ndërron jetë Nexhmije Hoxha, gruaja e DIKTATORIT KOMUNIST
Home
Sociale

“VEJUSHA E ZEZË”/ Ndërron jetë Nexhmije Hoxha, gruaja e DIKTATORIT KOMUNIST

26 February, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha. Ajo lindi më 8 shkurt të vitit 1921, në Manastir, ndërsa prindërit e saj ishin me origjinë nga Dibra. Në vitin 1928, familja e saj u shpërngul në Tiranë. Shkollën e mesme ajo e kreu në Institutin Femëror Pedagogjik në Tiranë.

Pas çlirimit të vendit vazhdoi me korrespodencë studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi.

Nexhmije Hoxha ka marrë pjesë në mbledhjen themeluese të Rinisë Komuniste të Shqipërisë, 22-23 nëntor të vitit 1941. Gjatë luftës mori pjesë si delegate në të gjitha konferencat kombëtare si atë të Pezës, Labinotit dhe Përmetit. Pas çlirimit të vendit, ajo kishte kryer funksione të larta partie dhe shoqërore. Në Kongresin e Parë të PKSH-së u zgjodh anëtare e Komitetit Qendror.

Për një kohë kishte qenë edhe presidente e Bashkimit të Grave Antifashiste të Shqipërisë. Gjithashtu, ishte përfaqësuese e popullit në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat. Ka qenë drejtore e Drejtorisë së Propagandës, Arsim-Kulturës në KQ të PPSH-së. Nga viti 1966 e në vazhdim kreu detyrën e drejtorit të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë KQ të PPSH-së.

Ka kryer edhe veprimtari studimore dhe publicistike. Ka botuar edhe disa libra. Në vitin 1988 u zgjodh kryetare e Frontit Demokratik të Shqipërisë. Është vlerësuar me 13 dekorata, si dhe Urdhrin “Hero i Punës Socialiste”.

Në janar të vitit 1992 u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 9 vjet burg, të cilat u bënë 11 kur ajo apeloi në gradën e dytë të gjykimit.

Me Enver Hoxhën u martua në 1 janar të vitit 1945. Ajo la pas tre fëmijë, 2 djem dhe një vajzë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E VËZHGOI PLOT 15 HERË/ Ja gafa e pafalshme e Barcelonës me super talentin Haaland
Previous article KRAHASON VETEN ME PRESIDENTIN RUMUN/ Ilir Meta: Meqë edhe ai doli në shesh, unë...

F.autor

Postime të ngjashme

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive Aktualitet

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma Aktualitet

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku Aktualitet

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT