Astrit Balliu (alis Avdyli, Sulejmani) është njëri nga dy emrat që Operacioni Forca e Ligjit u dërgoi sot formularin për të justifikuar pasurinë. Balliu nga Shijaku është denuar me 12 vite nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Ai është një emër i njohur për drejtësinë, pasi u arrestua për dosjen 339 për sasinë prej 200 kg heroinë që u sekuestrua në Has në tetor të 2018 dhe që tashmë ndodhet në burg në pritje të gjykimit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Astrit Balliu është pjesë e grupit Avdyli.


