Ne kemi mbështetur gjatë gjithë kohës dialogun por jo duke e nisur me parimin e gabuar se kjo njohje nuk ka ndodhur asnjëherë. Është e vërtetë ajo që tha ministri se ka shumë aspekte të marrëveshjes të realizuara.
I shpjegova ministrit se na duhet të nisim marrëveshjen dhe të kuptojmë se palët e fajësojnë shumë njëri tjetrin. Unë do t’i thoja ministrit që vullneti i njerëzve nuk mund të jetë me standarde të dyfishta.
Dhe për një popullatë si ajo shqiptare që ka jetuar nën sundimin e një shteti që nuk e kishte zgjedhur për të qenë aty. Nuk e shoh të drejtën pse të tjerët duhet të kenë shtetet e tyre dhe Kosova mos ta ketë”, tha Rama.


