Vëlla e motër u ekzekutuan me armë në oborrin e shtëpisë së tyre nga ish-bashkëshorti i vajzës, të ndarë pre 3 vitesh, prindër të tre fëmijëve. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 20:40 në Kodër Rrëshen të Mirditës. Të pajetë mbetën Esmeralda Filopati 36 vjeç dhe vëllai, Vledison Filopati.
Ish-bashkëshorti i Esmeraldës, Fatmir Kolecaj nga fshati Zejmen i Lezhës, pas krimit të rëndë është larguar nga vendi i ngjarjes. Kolecaj është shpallur në kërkim nga policia, ku për kapjen e tij janë përfshirë edhe RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës. Fatmir Kolecaj mësohet se më herët ka qenë edhe i ndaluar nga policia, për dhunë në familje. Djali që mbeti viktimë, Vledison Filopati, 34 vjeç pak ditë më parë kishte ardhur nga Italia.