• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËMSHPËRBLIMET PËR TËRMETIN/ Bashkia Tiranë: E premtja është afati i fundit për aplikimet
Home
Sociale

DËMSHPËRBLIMET PËR TËRMETIN/ Bashkia Tiranë: E premtja është afati i fundit për aplikimet

25 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga aplikimi për plotësimin e formularit, përmes të cilit qytetarët e dëmtuar nga tërmeti përfitojnë nga programi i rindërtimit, sportelet e 27 njësive administrative të Tiranës qëndrojnë të hapura me orare të zgjatura. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti inspektoi sot procesin në Njësinë 10, prej nga u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë ditët e mbetura për të përfituar nga programi.

“Sot kemi ardhur për të inspektuar procesin e aplikimit për programin e rindërtimit në njësinë 10 dhe nga sa jemi informuar, qytetarët kanë ardhur gjatë kësaj periudhe për të aplikuar, por patjetër ditët e fundit është shtuar fluksi, duke qenë se në të gjitha njësitë administrative janë shtuar sportelet dhe oraret kur administrata ka qenë në punë për të plotësuar aplikimet”, tha Ruseti.

Krahas njoftimeve publike, qytetarët të cilët kanë përfituar bonus qiraje pasi banesa e tyre u dëmtua nga tërmeti, kanë marrë një njoftim nga ana e bashkisë edhe përmes një mesazhi në celular. “Qytetarëve që janë pjesë e programit të bonusit të qerasë u ka ardhur një mesazh njoftues në telefonin e tyre personal nga Bashkia e Tiranës, ku u bëhet e ditur se afati i fundit për të aplikuar është data 28 shkurt. Pra, ditën e premte do të jetë afati i fundit për të aplikuar”, bëri të ditur Ruseti.

Pas përmbylljes së kësaj faze, Bashkia e Tiranës do të nisë shqyrtimin e aplikimeve dhe kategorizimin e tyre në varësi të programeve. Në këtë moment do të bëhet edhe plotësimi i dosjes me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. “Kjo është vetëm faza e parë, ku pastaj Bashkia e Tiranës do të mbledhë aplikimet për t’i ndarë në varësi të programeve ku do të aplikojnë. Më pas qytetarët do të duhet të dorëzojnë të gjitha dokumentet që plotësojnë dosjet e tyre, ose në rastet ku qytetarët kanë zgjedhur që ky proces të bëhet në njësi administrative, kanë firmosur një aplikim që thotë: ‘Autorizoj njësinë administrative të mbledhë të gjitha dokumentet në emër të qytetarit’”, vijoi nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës.

Ruseti siguroi qytetarët se në varësi edhe të dëmit që ka pësuar banesa e tyre, do të bëhet dëmshpërblimi ose rindërtimi i banesës nga e para. Në kryeqytet janë përcaktuar 5 zona të reja në zonat rurale dhe 4 të tjera në pjesën urbane të Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KEISI DHE ROZA JA PLASIN KEQ NJËRA-TJETRËS/ Reagon Stresi: Gjithë këto shushunjat...
Previous article "NEVE NA MOTIVON CHAMPIONSI"/ Ramos: Do të jetë një ndeshje e ndërlikuar, por...

k.autor

Postime të ngjashme

GRABITJA E ARGJENDARISË NË PASKUQAN/ 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient Aktualitet

GRABITJA E ARGJENDARISË NË PASKUQAN/ 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient

GRABITET NJË TAKSIST NË LEZHË/ Dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet Aktualitet

GRABITET NJË TAKSIST NË LEZHË/ Dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në nënkalim Aktualitet

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT