• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA PORTI I DURRËSIT/ 8 mjekë kontrollojnë udhëtarët që vijnë nga Italia
Home
Sociale

NGA PORTI I DURRËSIT/ 8 mjekë kontrollojnë udhëtarët që vijnë nga Italia

24 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Autoriteti Portual Durrës njofton se së bashku me ISHP-në kanë marrë masat duke dyfishuar personelin për kontrollin e personave që vijnë nga Italia pas rasteve të virusit kinez, që u mori jetën 6 personave në vendin fqinj. Në sheshin e trageteve është dyfishuar numri i personelit shëndetësor, nga 4 në 8 mjekë. Mjekët janë pajisur me mjetet e nevojshme dhe termometra lazer.

“APD/ Instituti i Shëndetit Publik dhe Autoriteti Portual Durrës bashkërendojnë zbatimin e masave

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD, z. Pirro Vengu, znj. Silva Bino, shefe e sektorit të epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Prefekti i Qarkut Durrës z. Roland Nasto, diskutuan sot paradite në mjediset e APD, mbi bashkërendimin dhe shtimin e masave të kontrollit nga rreziku i koronavirusit në pikëkalimin kufitar të portit më të madh të vendit.

Tashmë në Terminalin e Trageteve, Njësia e përherëshme e APD për Mbrojtjen e shëndetit, është pjesë e grupit kombëtar të Task Forcës, me anëtarë edhe nga ISHP dhe Drejtoria vendore e Shëndetit Publik.

Nën kujdesin e APD, në sheshin e trageteve është dyfishuar numri i personelit shëndetsor.

8 mjekë, nga APD, institucionet vendore dhe nga Tirana monitorojnë çdo ditë hyrjet e udhëtarëve me tragete nga portet e Italisë.

Të pajisur me mjetet e nevojshme dhe termometra lazer, mjekët dhe personeli mbështetës, përveç parametrave shëndetsorë kontrollojnë gjithashtu edhe itineraret e lëvizjes së udhëtarëve para mbërritjes në portin e Durrësit.

Që nga Njoftimi i parë për rrezikun nga koronavirusi, në portin e Durrësit janë zbatuar në bashkëpunim me ISHP, një sërë masash shtesë, që synojnë mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve vendas dhe të huaj që zgjedhin të lundrojnë me tragetet” njofton porti Durrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Po te jesh nga Vlora... nuk të "zë" koronavirusi!
Previous article ARTUR AJAZI/ Thonë se “pasuria të roit nga mëndja e kokës”

k.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT