• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEKRIMINALIZIMI/ Të gjitha rastet kur të zgjedhurit e popullit u akuzuan nga Prokuroria. Ja vendimet e KQZ për ta
Home
Aktualitet
Drejtësi

DEKRIMINALIZIMI/ Të gjitha rastet kur të zgjedhurit e popullit u akuzuan nga Prokuroria. Ja vendimet e KQZ për ta

26 December, 2017 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

DEKRIMINALIZIMI: Hyrja në fuqi e ligjit të dekriminalizimit, që parashikon ndalimin e përfshirjes në politikë apo emërimin në poste të larta zyrtare të personave me të kaluar të errët, duket se po ecën me ritme të shpejta.

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar sot heqjen e mandatëve për dy deputetët: Aqif Rakipi PDIU dhe Gledion Rahovica LSI.

Mësohet se të dy deputetët i prek ligji i Dekriminalizimit. Të dy nuk kishin deklaruar ndalimin nga policia italiane.

Aqif Rakipi është deputet i PDIU në qarkun e Elbasanit. Gledion Rahovica është deputet i LSI në qarkun e Beratit. Në formular ka shkruar se nuk është ndaluar asnjeherë por sipas Prokurorisë ai është ndaluar nga policia italiane.

E njëjta gjë dhe për Gledion Rahovicën:

Kërkesa e firmosur nga Drejtoresha e Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi është dorëzuar në KQZ.

Më herët këtë vit, janë zbardhur dënimet e deputetëve dhe kryebashkiakëve, të cilët kanë tentuar të fshehin dënimet e gjykatave në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Sipas një materiali voluminoz që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hartuar për ligjvënësit shqiptarë, është bërë e ditur se 7 deputetë dhe 3 kryetarë bashkish kanë korrigjuar formularët e vetëdeklarimit, duke deklaruar dënimet të cilat i kishin fshehur herën e parë.

Janë emra që prej kohësh kanë qarkulluar dhe në akuzat politike ndër kampet e opozitës dhe mazhorancës.

Disa nga deputetët që u verifikuan janë në shkurt të këtij viti janë: Artan Gaçi, Armando Prenga, Gledion Rehovica, Aqif Rakipi, Omer Mamo dhe Mhill Fufi.

Mhill Fufi (PD)

Shkëlqim Selami (LSI)

Pranon se ka qenë nën hetim si i dyshuar për një vepër penale në Brindisi të Italisë në vitin 2007. Por me vendim të formës së prerë është shpallur i pafajshëm në shkurt 2007. Më poshtë foto nga formulari i tij.

 

Edi Paloka (PD)

Ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë për “shpifje” në vitin 2015 nga Gjykata e Lartë. (Patitësi kryeministri Rama). Ka qenë i dënuar nga Gjykata e Tiranës në vitin 2001 për “organizim i manifestimeve të paligjshme” Në vitin 2000 është arrestur në flagrancë nga policia e Tiranës. Gjykata i ka caktuar masën “arrest me burg” për 10 ditë. Akuza “miting i paligjshëm dhe kundërshtim me forcë i policisë”. Më poshtë foto nga formulari i Edi Palokës, kryetar i grupit parlamentar të PD-së.

Ndërsa në listën e kryebashkiakëve të cilët po verifikohen janë Eduart Kapri i Pogradecit, Adriatik Zotkaj në Poliçan dhe Tërmet Peçi në Tepelenë.

Në listën e deputetëve që “janë kujtuar me vonesë” se kanë qenë të dënuar figuron emri i Arben Ristanit, Artan Gaçit, Spartak Brahos, Vladimir Kostës dhe Ylli Shehut.

DËNIMET 

Deputeti i PD-së, Arben Ristani, ka deklaruar jashtë afatit ligjor gjyqin që ka humbur në vitin 2015 përballë Kryeministrit Edi Rama, të cilit i detyrohej 200 mijë lekë gjobë. Edhe deputeti i PS-së, Artan Gaçi, ka deklaruar dënimet që ka marrë në vitin 2007 i akuzuar për kontrabandë dhe i dënuar me 300 mijë lekë gjobë, por më pas ka marrë pafajësinë në vitin 2009.

Në listën e deputetëve që kanë deklaruar me vonesë dënimet dhe kundërvajtjet figuron dhe emri i deputetit të PS-së, Vladimir Kosta. Ky i fundit është dënuar me gjobë 10 mijë lekë në vitin 2000, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Ylli Shehu i LSI-së ka deklaruar se është dënuar për kontrabandë në vitin 2007 dhe ka marrë si masë ndëshkimi 200 mijë lekë sanksion.

KRYEBASHKIAKËT

Në listën e kryebashkiakëve që janë kujtuar me vonesë për të deklaruar dënimet figurojnë 5 emra. Ai i Artur Bardhit, kryebashkiak i Kurbinit, i cili ka deklaruar se ka bërë 1 vit e gjysmë burg për kalim kufiri në vitin 1990. Adriatik Zotakaj, kryebashkiak i Poliçanit, ka goditur për shkak të detyrës.

Tërmet Peçi i Tepelenës ka falsifikuar dokumente në vitin 2004. Kurse Edmond Themelko i Bashkisë së Pustecit është amnistuar në vitin 2015 për manipulim zgjedhjesh në Maqedoni dhe për kontrabandë.
Gjithashtu  Xhelal Mziu, kryebashkiak i Kamzës:

Pranon se ka qenë i dënuar me dy vjet burg nga Gjykata e Tiranës në vitin 2015, për “shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera”

Ndaj tij ishte vendosur fillimisht masa e sigurisë “arrest me burg”. Në vitin 2016 Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm. Më poshtë foto nga formulari i Mziut.


DEPUTETËT E DËNUAR ME VENDIM TË FORMËS SË PRERË

Armando Prenga- PS (Gjykata e Kurbinit akuzuar në vitin 2005, për falsifikim dokumentesh neni 186/1 i Kodit Penal)(dënuar me 300.00 lekë gjobë).

Andrea Marto- PS (Gjykata e Tiranës, Kolegji Ushtarak (akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Neni 81/ 1 Kodi Penal. Në vitin 1978 i dënuar me 6 muaj riedukim nëpërmjet punës).

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mourinho befason pas barazimit: Jam i lumtur me karakterin e lojtarëve të mi
Previous article Festa e Krishtlindjes thjeshtë përfundoi keq për disa shqiptarë. Shikoni se çfarë u ka ndodhur

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT