• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Shkon në 132 numri i të infektuarëve në Itali. Izolohen 11 komuna, 50 mijë persona në karantinë, drejt mbylljes shkollat në Milano
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Shkon në 132 numri i të infektuarëve në Itali. Izolohen 11 komuna, 50 mijë persona në karantinë, drejt mbylljes shkollat në Milano

23 February, 2020 Delo.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

I ka kaluar 100 tashmë numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali. TgCom24 shkruan se janë 90 raste në Lombardi, 25 në Veneto, 2 në Emilia Romagna, 2 në Lazio (çifti i turistëve kinezë në Spallanzani) dhe një rast në Piemonte.

Dy janë viktimat, një në Veneto dhe një tjetër në Lombardi. Vazhdojnë analizat për personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit. Ndërkohë, Veriu është “bllokuar”: në qytetet e shpërthimit të epidemisë ndalohet hyrja dhe largimi. Drejt mbylljes së shkollave në Milano.

Ka rezultuar pozitiv për koronavirus një pacient i pranuar në kujdesin intensiv në San Gerardo në Monza. Burri ishte transportuar nga spitali i Cremas në atë strukturë për t’i mundësuar ndihmë me qarkullim ekstrakorporal. Në Crema ai ishte shtruar në spital për një krizë të frymëmarrjes dhe testi i koronavirusit ishte negativ.

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Veneto është rritur në 25 (përfshirë viktimën). Mes personave të sëmurëve, janë gjithashtu dy të moshuar nga Venecia, të cilët u shtruan në spital në qytet. Kjo u komunikua nga guvernatori Luca Zaia. Vetëm në vatrën e shpërthimit në Vo ‘Euganeo ka gjithsej 19 të infektuar.

Sipas Repubblica.it, janë mbi 50 mijë persona në karantinë në 11 komuna, të cilat janë izoluar. Po kështu autoritetet kanë ndaluar çdo ekskursion për shkollat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KANË KALUAR 6 VITE..."/ Fjodora Fjora: S’kemi pse flasim më si dhe pse Teo u bë djali im
Previous article ME PISTOLETË "BERETTA" DREJT ITALISË/ Kapet në Rinas 43-vjeçari nga Durrësi

Delo.autor

Postime të ngjashme

RAMA MBLEDH KABINETIN QEVERITAR TË PREMTEN TE PALLATI I BRIGADAVE/ Zbardhet AGJENDA e takimit Breaking News

RAMA MBLEDH KABINETIN QEVERITAR TË PREMTEN TE PALLATI I BRIGADAVE/ Zbardhet AGJENDA e takimit

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

“NUK KA MANDAT…”/ Nigel Farage i kërkon kryeministrit britanik Andy Burnham të shpallë zgjedhje të përgjithshme Botë

“NUK KA MANDAT…”/ Nigel Farage i kërkon kryeministrit britanik Andy Burnham të shpallë zgjedhje të përgjithshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT