• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODINA KTHEHET NË KANTIER/ SPAK-u zhvendoset te Gjykata e Posaçme, tender 200 mln lekë për naftë e benzinë
Home
Breaking News

GODINA KTHEHET NË KANTIER/ SPAK-u zhvendoset te Gjykata e Posaçme, tender 200 mln lekë për naftë e benzinë

22 February, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vetëm një muaj e gjysëm pasi prokuroria e posaçme SPAK, nisi funksionimin e saj për hetimin e zyrtarëve të lartë dhe individëve të krimit të organizuar në Shqipëri,kjo prokurori është kthyer në kantier ndërtimi. Godina luksoze e ndërtuar pak vite më parë me fondet e Bashkimit Europian, është kthyer në kantier me qëllim rikonstruksionin e saj të plotë në pjesën e brendshme. Paratë për këtë rikonstruksion mësohet se janë shpenzuar nga një organizatë e huaj që vepron në Shqipëri dhe që monitoron sistemin e drejtësisë Shqiptare. Këto janë pamjet ekskluzive të ambienteve të brendshme të prokurorisë SPAK, ku muret, dyshemeja dyert dhe komplet sistemi i sigurisë, sistemi elektronik, elektrik dhe ai hidrik, është hequr plotësisht, me qëllim për tu zëvendësuar me një ndërtim të ri. Momentalisht prokuroria e posaçme është në fazën e zhvendosjes totale në ambientet e gjykatës së Posaçme, dhe për këtë është dashur transferimi i komplet arkivës, zyrave të prokurorëve e materialeve të ndryshme.

Ndërkohë pritshmëritë e qytetarëve nga SPAK, janë për të hetuar dhe arrestuar zyrtarët e korruptuar dhe persona të krimit të organizuar. Pamjet që po shihni nuk ka nevojë për koment, i gjithi investimi modern i shpenzuar pak vite më parë nga Bashkimi Europian është hequr me qëllim krijimin e ambienteve të reja. “Report Tv” mëson se pikërisht në këto ambiente që po shihni, po krijohen zyrat e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa në këto pamje të tjera që shihni në videon e siguruar eksluzivisht nga “Report Tv”, është planifikuar të krijohet salla e oficerëve të përgjimeve, të cilët do të jenë në varësinë totale të prokurorëve të SPAK. Të vetmit që nuk janë prekur deri në këtë fazë të rikonstruksionit të godinës janë ashensorët, të cilët vijojnë të jenë funksionalë. Nuk dihet ende nëse për rikonstruksionin, ka pasur një garë mes kompanive private për të kryer punime në godinë. Po ashtu nuk dihet se cili është fondi financiar për të kryer këtë rikonstruksion.

“Report Tv” kreu një verifikim në sistemin e Agjencisë së Prokurimeve Publike, ku rezultoi se prokuroria e posaçme SPAK, nuk ka zhvilluar asnjë kërkesë tenderuese për rikonstruksionin e godinës së saj, që tashmë ka nisur nga kati i katër e duke zbritur në katet e më poshtme. Ka shumë gjasa që për kryerjen e punimeve me qëllim rikonstruksionin e godinës së SPAK-ut, të jetë lidhur një kontratë me procedurë të drejtpërdrejtë. Nga vëzhgimi i sistemit të APP-së, rezulton se procedura e parë tenderuese e SPAK-ut, është pikërisht kërkesa për blerjen e një sasie karburanti,naftë dhe gasoili, që përllogaritet në 200 milion lekë të vjetra. Kontrata 200 milionëshe synohet të lidhet nga SPAK për një afat 12 mujor me një kompani private që vepron në Shqipëri në fushën e naftës. Rezulton se tenderi është hapur në datën 17 shkurt 2020 dhe mbyllet në datën 12 mars të 2020.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTOI TË KALONTE KUFIRIN ME 16 MIJË EURO NË ÇANTË/ Ndalohet 28-vjeçari në Rinas
Previous article KORONAVIRUSI/ Rrugët dhe sheshet bosh, pamjet me dron të qytetit në Itali që ngjan si qyteti fantazem (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

DITA E 20-TË E PROTESTËS/ Pas grumbullimit në Ministrinë e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 20-TË E PROTESTËS/ Pas grumbullimit në Ministrinë e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT