• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VETËVAR NË BURGUN “313”/ Zbardhet dinamika e ngjarjes pas arrestimit të 43-vjeçarit për një portofol
Home
Aktualitet
Kronikë

U VETËVAR NË BURGUN “313”/ Zbardhet dinamika e ngjarjes pas arrestimit të 43-vjeçarit për një portofol

22 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhet dinamika e ngjarjes së arrestimit të Bilbil Hasanit, i cili u vetëflijua më orët e para të mëngjesit të djeshëm në paraburgimin e “313-ës”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për“BalkanWeb”se Prokuroria e Tiranës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, gjë që është pranuar edhe nga gjykata. Gjyqtari që ka vendosur “arrest me burg” ka qenë Ardian Kalia. Ndërkohë, pas zhvillimit të seancës paraprake është vendosur kalimi i çështjes për gjykim.

Më datë 09 dhjetor 2019 Bilbil Hasani është arrestuar për veprën penale të vjedhjes. Në orën 10:00 të datës 08 dhjetor të vitit të kaluar 43-vjeçari është kapur në flagrancë nga Policia e Patrullës së Përgjithshme, pasi shtetasi Arjan Deda e ka kallëzuar Hasanin se i kishte vjedhur portofolin teksa ishin në autobusin e linjës së Stacionit të Trenit. Deda po shkonte tek Tregu Industrial së bashku me bashkëshorten dhe teksa urbani ka qëndruar tek stacioni përball restorant “Durrësi”, shtetasi Bilbil Hasani ka futur dorën në xhepin e Dedës dhe ka vjedhur portofolin, brenda të cilit kishte 15.200 lekë dhe dokumente të tjera. Pasi ka konstatuar këtë fakt, Arjan Deda është vënë në ndjekje të autorit, i cili në vrap e sipër e ka hedhur portofolin dhe pak më tutje Bilbil Hasani është kapur në flagrancë nga Deda, i cili ka njoftuar policinë dhe në ndihmë i ka ardhur edhe një shtetas tjetër dhe e kanë mbajtur 43-vjeçarin derisa ka ardhur policia. Portofolin e ka marrë bashkëshortja e Dedës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË VIT PAS TRADHTISË/ Si i kanë marrëdhëniet Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson?
Previous article DEBATI PËR SIMBOLIN/ Kreshnik Spahiu akuzon: Meta më vodhi shqiponjën

k.autor

Postime të ngjashme

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve Aktualitet

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë Aktualitet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT