• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU VETEN NË BURG/ Flet vëllai: Shkuam ta takonim, na thanë që ka vdekur. Bilbili për shkak të jetës së vështirë kaloi në depresion
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU VETEN NË BURG/ Flet vëllai: Shkuam ta takonim, na thanë që ka vdekur. Bilbili për shkak të jetës së vështirë kaloi në depresion

22 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun 313 ku u vetëvar me çarçaf Bilbil Hasani, 43 vjeç.

Dyshohet se viktima është vetëvarur me çarçaf në banjon e qelisë ku po qëndronte prej muajsh. Trupi i pajetë është evidentuar nga gardianët rojë, disa orë pasi 43 vjeçari ishte vetëvarur.

Ai ishte baba i katër fëmijëve, me origjinë nga Kukësi, me banim në Kamëz dhe është arrestuar në vitin 2019 sepse ka vjedhur 12 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë vëllai i viktimës, Rajmond Hasani tha për “ABC News”  se ai ishte me kartelë shëndetësore.

“Në polici nuk kemi dijeni ta ketë kallëzuar dikush. Ai  është arrestuar para Vitit të Ri. Vëllai im ka qenë me kartelë mjekësore sa i përket shëndetit, prej 18 vitesh. Nuk ka qenë institucioni përkatës për ta mbajtur në burg.

Është paraqitur në Gjykatë me kartelën shëndetësore, por nuk është marrë në konsideratë.

Është shumë e padrejtë sepse ka qenë me mjekim sa i përket shëndetit mendor, dhe ai nuk duhet të ishte mes të gjithë kriminelëve.

Fakti që ishte në burgun 313 ka ndikuar në vetëvrasje?

Kjo është arsyeja sipas meje, prej 18 vitesh nuk ka dhënë shenja.

Nusja e tij në 8 të mëngjesit ka qenë e përgatitur për ta takuar dhe aty ka marrë njoftimin. Nuk ka qenë në dijeni as avokati për vetëvrasjen.

Ka shfaqur shqetësime, mendoj se nga pjesa e izolimit dhe nga institucioni ku ai është mbajtur i burgosur, nuk duhet të ishte aty.

Ngjarja ka ndodhur natën rreth orë 2 apo 3, ne jemi të informuar nga njerëzit. Avokati e ka marrë vesh lajmin dje në orën 12:00 nëpërmjet mediave.

Bilbili ka qenë në emigracion që i vogël dhe për shkak të jetës së vështirë kaloi në depresion. Këtu ishte me kemp, herë pas here shkonte në Greqi, kishte edhe nusen në punë. Banesa është e tyrë, por janë në borxh sepse e kanë ndërtuar me borxhe.

Kush e detyroi Bilbilin drejt vetëvrasjes?

Fajtore sipas meje është Gjykata dhe Institucioni i Burgut që nuk ka kryer detyrën siç duhet. Ky rast na ka shkatërruar, dua që të ndiqet çështja dhe të kryhen hetime nga momenti i arrestimit, duke përfshirë edhe Gjykatën për vendimin masës arrest me burg për një të sëmurë mendor”, tha vëllai./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARM NË ITALI/ Shkon në dy numri i viktimave nga koronavirusi. 27 të prekur në spital
Previous article AKSIDENTOI PËR VDEKJE DREJTUESIN E MOTOÇIKLETËS/ Arrestohet i moshuari në Fushë-Krujë

k.autor

Postime të ngjashme

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve Aktualitet

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë Aktualitet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT