• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VLORA NË PANAIRIN E LEÇES/ Leli: Interes i lartë për asetet turistike të qytetit bregdetar
Home
Sociale

VLORA NË PANAIRIN E LEÇES/ Leli: Interes i lartë për asetet turistike të qytetit bregdetar

22 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Asetet turistike të qytetit bregdetar të Vlorës kanë zgjuar interesin e vizitorëve në panairin e Leçes, në Itali. Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, tha në një prononcim për mediet se “ka një interes të lartë nga të gjithë vizitorët në stendën e Vlorës për potencialin tonë në fushën e turizmit”. “Në këtë panair po tregojmë asetet tona ku Vlora sigurisht meriton vendin e saj specifik për arsye të shumë produkteve që ofron, për diversitetin e natyrës, për larmishmërinë e çdo shërbimi në gjithë territorin e bashkisë së Vlorës. Tregu i turizmit është në rritje dhe me një konkurrencë të fortë dhe kudo ku shkojmë ne bëjmë prezantimin e aseteve turistike që tanimë janë shumë konkurruese me vendet që na rrethojnë”.

Sipas tij, diversiteti i natyrës në bashkinë e Vlorës është nga ato asete që ne duhet ti tregojmë për të gjithë ata që presin të vizitojnë qytetin. “Vlora ka përmbushur tashmë misionin e saj si qendër kombëtare e turizmit është momenti për tu shpalosur dhe prezantuar në tregjet e tjera të turizmit. Jemi në Leçe në këtë panair të rëndësishëm të turizmit, ka një pjesëmarrje shumë të madhe, bashkia e Vlorës ndodhet në një stendë të dedikuar bashkë me njësitë hoteliere të qytetit dhe njësitë e tjera që ofrojnë paketa turistike. Është një risi dhe iniciativë që do të vlejë dhe do të ndiqet në vazhdimësi për të pasur qasjen e turistëve nga çdo pjesë tjetër e Europës Perëndimore”. – nënvizoi Leli.

Kryebashkiaku Leli u shpreh se “jugu i Italisë është një vendet me piktoreske që Italia ka por është edhe nga furnizuesit më të shumtë të biznesit të turizmit në Vlorë dhe turistët që zgjedhin të kalojën nga Brindisi në Vlorë për pak ditë pushime “,- tha Leli. Sipas tij, prania jonë tregon që ne duam ti kemi pranë , kemi ardhur pranë tyre për tu afruar paketën turistike që Vlora ofron. “Bashkia e Vlorës vjen në këtë panair turizmi për tu prezantuar me asetet turistike që nuk i mungojnë qyteti. Të gjithë së bashku mund të bëjmë më shumë me qëllimin të kemi më tepër ekonomi për qytetin dhe qytetarët”, – theksoi Leli.

Kryebashkiaku Leli tha se “ne duam ta sjellim lëvizjen elektrike ashtu siç ka iniciativa në vende të tjera të Europës, është shumë mirë që kjo iniciativë lëvizjeje të përqafohet edhe nga bizneset turistike të qytetit . Natyrisht mundësia për të pasur një qytet green ekziston dhe ne duhet të bëjmë më të mirën tonë”. “Ky aktivitet në fund të shkurtit konfirmon vëmendjen e veçantë të bashkisë së Vlorës për të rritur numrin e turistëve dhe zhvillimin ekonomik dhe do të kemi suksesin e merituar. Ajo që u kam premtuar të gjithëve është Vlora që projekton të ardhmen dhe mbretëresha e turizmit që meriton të ulet ne fronin që i ka munguar, por tanimë është ulur dhe qëndron si mbretëresha e turizmit shqiptar”-, tha Leli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJERIU KA NEVOJË PËR MBËSHTETJE..."/ Ilda Bejleri pranon që është në një lidhje dashurie (VIDEO)
Previous article KENI PIKA TË BARDHA RRETH SYVE? Ja çfarë tregojnë për shëndetin dhe si t’i trajtoni

k.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Transportonin 24 emigrantë drejt Europës, arrestohen 3 persona në aksin Librazhd-Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Transportonin 24 emigrantë drejt Europës, arrestohen 3 persona në aksin Librazhd-Elbasan

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve Aktualitet

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT