• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIONI NË VLORË/ Drejtoria Detare: Trageti me mbetje të rrezikshme i penalizuar disa herë, mallrat në bord të padreklaruara
Home
Sociale

AKSIONI NË VLORË/ Drejtoria Detare: Trageti me mbetje të rrezikshme i penalizuar disa herë, mallrat në bord të padreklaruara

21 February, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bllokuar anijen, e cila u ndalua një ditë më parë në Portin e Vlorës pasi rezultoi se transportonte mbetje të rrezikshme. Lajmi është konfirmuar nga Paulin Ndreu, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, i cili ka deklaruar se menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi i punës i përbërë nga inspektorë të Kontrollit Shtetëror Portual.

Ndreu bën të ditur se nga inspektimi i kryer është konstatuar se dokumentacionin e anijes “S.T. Damian”, rezultoi se mallrat që kishte në bord nuk ishin deklaruar në dokumentin e deklarimit të mbetjeve që çdo anije dorëzon në portin ku mbërrin, teksa janë marrë edhe deklarimet e kapitenit dhe oficerëve të anijes.

“Grupi i inspektimit i përbërë nga inspektorët e Kontrollit Shtetëror Portual bën inspektimin e detajuar të gjithë procedurës së këtyre mallrave dhe morën dhe deklarimin e kapitenit dhe të oficerëve të anijes. Në dokumentacionin e saj rezultoi që këto mallra nuk ishin deklaruar në dokumentin e deklarimit të mbetjeve që çdo anije dorëzon në portin ku mbërrin. Në këto kushte ne kemi bërë bllokimin e anijes deri në vendimin përfundimtar të organeve të specializuara dhe vlerësimin e materialeve të rrezikshme”, u shpreh Ndreu.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare bëri të ditur se anija në fjalë ka shkelur disa prej Konventave Ndërkombëtare teksa sqaron se kjo kompani ka qenë në vëzhgim nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme Detare pasi është konstatuar edhe herë të tjera për vepra të kundra ligjshme detare, madje ka pasur dhe penalzime ndaj saj, sa i takon mënyrës së operimit dhe thyerjes së rregullave dhe urdhrave në ujërat territorial të Republikës së Shqipërisë.

“Kjo anije dhe kjo kompani ka qenë problematike edhe më parë. Ne kemi marrë gjithmonë masa dhe e kemi mbajtur në vëzhgim dhe monitorim për shkeljet që ka kryer, por ky rast është shumë i rëndë, pasi transporti i këtyre mbetjeve krijon një precedent shumë të rrezikshëm për shëndetin edhe të pasagjerëve që udhëtojnë me këtë anije, por edhe të vendeve ku ato groposen. Pas vlerësimit të situatës dhe inspektimit të detajuar nga kontrolli shtetëror portual ne ditën e nesërme do të bëjmë dhe njoftimin e shtetit të flamurit, pasi kjo është një anije me flamur të huaj dhe si anije me flamur të huaj ajo ka disa të drejta dhe disa detyrime në shtetet në të cilat operon”, sqaroi drejtori Ndreu.

Një ditë më parë në Portin e Vlorës u ndalua një anije e linjës Brindisi-Vlorë, e cila transportonte një sasi mbetjesh të cilat dyshohen të rrezikshme, ndërsa u arrestuan 6 persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUJTUAT SE JU KISHIM HARRUAR?" Pamjet e operacionit: 115 në pranga për bastet, nga parajsa e milionave tek ferri 7- 15 vite burg
Previous article "LAVDIA I SHKON ATIJ LART PËR KËTË MREKULLI..."/ Egbo: Ta shijojmë këtë fitore sot

F.autor

Postime të ngjashme

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve Aktualitet

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael Aktualitet

4 MILIONË EURO DËM/ Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT