• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRSHKALLËZOHEN TENSIONET MIDIS TURQISË DHE RUSISË/ Ankaraja kërkon ndihmën e SHBA
Home
Nderkombetare

PËRSHKALLËZOHEN TENSIONET MIDIS TURQISË DHE RUSISË/ Ankaraja kërkon ndihmën e SHBA

21 February, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Përshkallëzohen tensionet midis Rusisë dhe Turqisë në veri-perëndim të Sirisë pas vrasjes së disa ushtarëve turq dhe neutralizimit të 50  luftëtarë të ushtrisë Siriane

Dy ushtarë të tjerë turq u vranë dhe të paktë 5 janë plagosur rëndë në përleshjet me forcat e Asad në veriperëndim të Sirisë. Trupat e Ankarasë kanë reaguar me një bombardim masiv artilerie dhe pretendojnë se kanë “neutralizuar”, vrarë dhe plagosur, 50 luftëtarë të ushtrisë Siriane.

Që nga fillimi i vitit, pesëmbëdhjetë ushtarë turq kanë rënë në frontin sirian ndërsa  ofensiva e Damaskut, e nisur më 19 dhjetor të vitit të kaluar ka çuar në rimarrjen e pothuajse 3000 kilometrave katror të territorit dhe dëbimin e më shumë se 900 mijë refugjatëve drejt drejt kufirit turk kurse Ankaraja reagoi duke dërguar 12,000 ushtarë në krah të rebelëve sirianë.

Episodi i fundit ka shkuar në favor të rritjes së tensioneve midis Turqisë që mbështet rebelët në rajonin e Idlib dhe Rusisë që mbështet regjimin e Bashar al- Asad dhe që prej më shumë se tre vitesh kanë krijuar një modus vivendi në Siri. Sidoqoftë, ekuilibri u prish nga ofensiva e nisur nga Presidenti Sirian Asad, të cilën Rexhep Tajip Erdogan shpresonte ta mbante nën ndikimin e tij.

Sipas burimeve të afërta me qeverinë, Ankaraja madje i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të furnizojë Turqinë me sistemet antiajrorë ‘Patriot’, që t’i vendos në kufi për të mos lejuar që gjuajtësit bombardues të luftëtarëve sirianë dhe rusë të sulmojnë trupat turke.

Nëse kjo do të ndodhë ky do të ishte një afrim sensacional me Uashingtonin pas krizës së provokuar nga  blerja e raketave ruse S-400, ekuivalente me ‘Patriot’ nga ana e Ankarasë si dhe nga sulmet turke në Sirinë Verilindore kundër guerilasve kurdë, aleatë të amerikanëve. Sidoqoftë, Shtëpia e Bardhë tani planifikon të rikthejë Turqinë, një vend i NATO-s, përsëri në Siri, kundër regjimit të Asadit dhe Rusisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOHË MË PARË/ Si dukeshin VIP-at kur shkelën për herë të parë në tapetin e kuq
Previous article NJË GOL ÇDO 68 MINUTA/ Rebiçin e mund vetëm… Ronaldo

k.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT