• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRENA ELEKTRIK NË HEKURUDHËN TIRANË-DURRËS/ Në garë për t’u shpallur fituese janë 6 kompani…
Home
Sociale

TRENA ELEKTRIK NË HEKURUDHËN TIRANË-DURRËS/ Në garë për t’u shpallur fituese janë 6 kompani…

20 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Është mbyllur afati i tenderimit për ndërtimin e Hekurudhës Tiranë – Durrës dhe një zgjatimi të ri Kashar-Rinas. Report TV ka mësuar se në garë për t’u shpallur fituese janë tani 6 kompani, konsorciume (bashkime operatorësh) të huaja. Aktualisht Ministria e Infrastrukturës është në fazë vlerësimi për 6 ofertat që janë bërë dhe në javën e dytë të marsit do të dalë me një vlerësim përfundimtar. Pas vlerësimit të ofertave, raportin e plotë Ministria do ta dërgojë për miratim në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila do të japë vlerësimin e saj për ofertën fituese. Report TV mëson se pjesë e këtij projekti parashikohet të bëhet edhe elektrifikimi i hekurudhës, që do të kërkojë edhe një fond shtesë në vlerën e 10 milionë eurove. Kështu, trenat mund të punojnë qoftë me motorë diesel, qoftë me elektrik.

Gara është mbyllur më 15 shkurt të këtij viti dhe të drejtën për të konkurruar fillimisht e kishin 10 kompani, katër prej të cilave janë skualifikuar. Këto kompani që ishin të huaja kaluan fazën e parë  të tenderimit të zhvilluar më 15 maj 2019, ku kanë marrë pjesë 25 kompani, ndërkombëtare, por edhe konsorciume (kompani të huaja dhe shqiptare).  Faza e dytë e konkurrimit u hap më 31 tetor të vitit të kaluar, ku u skualifikuan 15 kompani dhe mbetën vetëm 10 në garë.

Pas shqyrtimit të ofertave Ministria e Infrastrukturës dhe BERZH në javën e dytë të prillit pritet të shpallin kompaninë apo konsorciumin fitues për këtë projekt që kap vlerën e 90.5 milionë eurove, ku pjesa më e madhe do të paguhet nga BERZH. Operatorët e skualifikuar kanë mundësi të ankimojnë vendimin dhe pas një muaj do të ketë një vendim përfundimtar për ankesat, nëse ka, të garuesve.

Pas përfundimit të të gjithë procedurave teknike dhe kontraktore, në fund të qershorit mund të fillojnë punimet për rehabilitimin dhe ndërtimin e linjës së re. Rehabilitimi i hekurudhës ishte parashikuar të përfundonte në vitin 2021 por tani pritet të mbyllet në fund të 2022-it.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËNIM/ Pse PD do t’i fusë duart patjetër te vettingu?
Previous article "PREVA DAMARËT NË SY TË VAJZËS"/ Historia rrëqethëse e të resë nga Vlora: Burri më dhunoi që kur isha 6 muajshe shtatzënë, ditën e dasmës...

k.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT