• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLIDHET TRYEZA PËR REFORMËN ZGJEDHORE/ Opozita propozon moratorium 4 vjeçar nga vetingu për gjyqtarët e zgjedhjeve
Home
Politikë

MBLIDHET TRYEZA PËR REFORMËN ZGJEDHORE/ Opozita propozon moratorium 4 vjeçar nga vetingu për gjyqtarët e zgjedhjeve

20 February, 2020 Delo.autor Politikë

Këtë të enjte është mbledhur sërish tryeza për Reformën Zgjedhore e përbërë nga dy bashkëkryetarët e Komisionit, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, si dhe nga përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Opozita jashtëparlamnetare do të shtrojë propozime të reja në këtë mbledhje mbledhjen ku Top Channel ka mësuar se këto propozime kanë të bëjnë me ankimimet e zgjedhjeve, ku opozita kërkon trupë të gjyqësore.

Sipas burimeve të Top Channel opozita jo parlamentare propozon shkrirjen e Kolegjit Zgjedhor dhe ngritjen e një trupe tjetër gjyqësore e cila do të përbëhet nga 15 gjyqtar. Po ashtu opozita do të propozojë moratorium 4 vjeçar nga Vetingu për gjyqtarët e zgjedhjeve.

Ndër të tjera PD dhe opozita propozojnë që Vetingu për këta gjyqtarë të nisë me mbarimin e mandatit 4 vjeçar në gjykatën e zgjedhjeve. Sipas llogarive të opozitës, moratoriumi prek një numër të papërfillshëm të gjyqtarëve 2-4 përqind të tyre, në varësi të numrit të anëtarëve të kësaj trupe 8 ose 15. PD thotë se është  e pamundur që trupa gjyqësore për zgjedhjet të jetë e pandikuar dhe jashtë presionit të vetingut, siç kërkon ODIHR, pasi procesi nuk ka një radhë të fiksuar se kush gjyqtar kalon më veting, duke bërë që të gjithë të jenë të ekspozuar ndaj vendimit të papritur të Komisionit të Vetingut, ndërkohë që gjyqtari mund të jetë duke marrë një vendim të rëndësishëm për zgjedhjet.

Sipas propozimeve të opozitës jashtëparlamentare shorti i përzgjedhjes së 15 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor organizohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligj.  Kolegji Zgjedhor i  ngritur i ushtron funksionet e veta gjatë gjithë kohëzgjatjes së mbetur të legjislaturës aktuale të Kuvendit, si dhe gjatë gjithë kohëzgjatjes së legjislaturës së Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e para në radhë. Përgjatë kësaj periudhe, ai funksionon për të gjitha llojet e zgjedhjeve, duke zbatuar rregullat e nenit 147 të Kodit Zgjedhor.

Tashmë ky draft ligjor i paraqitur nga opozita jashtëparlamentare pritet që të diskutohet në tryezën e Reformës Zgjedhore që po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK JAM NËNË EGOISTE"/ Adelina Tahiri tregon arsyen pse nuk e merr të birin gjatë pushime në çift
Previous article SHQIPTARJA E PARË E REVISTËS "PLAYBOY"/ Modelja që çmendi gjermanët (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT