• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIKTHIMI I MONUMENTEVE HISTORIKE/ Britania refuzon t’i kthejë Greqisë statujat e Parthenonit
Home
Nderkombetare

RIKTHIMI I MONUMENTEVE HISTORIKE/ Britania refuzon t’i kthejë Greqisë statujat e Parthenonit

20 February, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria e Britanisë së Madhe ka njoftuar se rikthimi i monumenteve historike në vendet e origjinës nuk mund të jetë pjesë e marrëveshjes tregtare që do të bëhet me Bashkimin Evropian pas Brexit-it.

Drafti negociues i BE-së i cili ka rrjedhur në shtyp, parashikon që palët “të diskutojnë problemet që lidhen me veprat kulturore që janë nxjerrë nga vendi në mënyrë të paligjshme”.

Shtypi britanik ka shkruar se çështja në fjalë është vendosur në rend dite nga Greqia e cila thekson se i janë vjedhur shumë vepra historike përfshirë statujat e Parthenon-it dhe se ndaj Athinës kanë dhënë mbështetje Qiproja greke dhe Spanja.

Por, një zëdhënëse e qeverisë britanike në një deklaratë lidhur me çështjen ka refuzuar rikthimin e statujave Parthenon të cilat ekspozohen në Muzeun Britanik.

“Qëndrimi i Britanisë lidhur me statujat e Parthenon-it nuk ka ndryshuar. Këto janë në përgjegjësi ligjore të Muzeut Britanik dhe nuk mund të bëhet çështje e diskutimit në kuadër të marrëveshjes tregtare”, ka thënë zëdhënësja.

Athina prej shumë vitesh kërkon rikthimin e statujave, por Britania nuk pranon. Në Muzeun Britanik krahas monumenteve të Greqisë ekspozohen edhe vepra që janë vjedhur nga shumë vende të tjera përfshirë edhe Turqinë.

Rreth gjysma e statujave që zbukurojnë Tempullin e Parthenon-it të ndërtuar në shekullin e 5-të para erës sonë janë dërguar në Britani nga diplomati britanik, Lord Elgin në periudhën 1801-1803.//AA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË GJERMANI/ 8 persona të vdekur dhe 5 të plagosur në dy kafene
Previous article SOT MOTI ME VRANËSIRA TË DENDURA/ Vendi mbërthehet nga shiu, dëborë në zonat malore

Delo.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh Botë

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT