• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRCËNOI DREJTORIN E BURGJEVE DHE GJYQTARIN/ Izolohet në 41-bis për 3 muaj i burgosuri “i famshëm” i Drenovës (EMRI)
Home
Breaking News

KËRCËNOI DREJTORIN E BURGJEVE DHE GJYQTARIN/ Izolohet në 41-bis për 3 muaj i burgosuri “i famshëm” i Drenovës (EMRI)

19 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Neim Behari, një i burgosur problematik, “i njohur” për kërcënimet terroriste nga burgu është izoluar nën regjimin e mbikëqyrjes së veçantë 41-bis për tre muaj. Vendimi është marrë nga Gjykata e Korçës, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë.

Në argumentet e gjykatës, dokument të cilën Report Tv disponon thuhet se “veprime të tilla janë marrë në mënyrë të paramenduar përbën një sjellë stimultante, ku për shkak të adresimit të kërkesave të padrejta për transferim pavarësisht se e njeh dhe e kupton më së miri aspektin ligjor ai legjitimon në këtë mënyrë kryerjen e veprimeve në funksion të alibisë për të fyer, kërcënuar dhe aktivizuar institucionet shtetërore për njoftime të rremë bombash apo sendeve të ndaluara në burgje , ku disa prej tyre përbëjnë mirëfill vepra penale. Një dëshirë dhe një vullnet i tillë konfirmohet edhe nga fakti se me letrat me përmbajtje kërcënuese shprehet qartë që do t’i ndërmarrë këto veprime duke kërcënuar në mënyrë serioze drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili dhe familjarët e tij. (…) Naim Behari ka vënë në rrezik dhe ka prishur rregullat në institucion.

Agim Ismaili

Behari me anë të një letre dërguar me postë në datën 16 shtator të vitit të kaluar ka kërcënuar me jetë dhe nga familjarët Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Ismailin. Gjithashtu, disa ditë më vonë, më konkretisht më 30 shtator ai ka marrë në telefon në një nga zyrat e ministrisë së Drejtësisë, duke përdorur edhe fjalë fyese. Ai gjithashtu ka telefonuar edhe gjyqtarin Markelian Kuqo, duke i thënë se i ka vendosur eksploziv në makinë, por e gjitha rezultoi një alarm fals. Pyetur nga Report Tv për motivet e këtij veprimi të bërë në tetor të 2019, Behari tha se gjyqtari Kuqo është një njeri i korruptuar. Me anë të letrave, i burgosuri ka kërcënuar edhe ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë duke i thënë se do e vriste pasi ka shpikur dhe ka fyer, Marsida Xhaferllain, të cilën thotë se e ka mikeshë. Marsida Xhaferllari u zgjodh nga Presidenti Ilir Meta për gjyqtare në Kushtetuese.

Markelian Kuqo

Neim Behar është arrestuar 21 mars të vitit 2005-ë për një vrasje horror të taksistit, ndërsa vendimi i formës së prerë është dhënë në 21 Janar të vitit 2010, duke e dënuar 25-vjeçarin me 24 vite burg. Autori ka kërkuar ulje të dënimit me pretendimin se vuan nga probleme mendore, por kjo nuk është vlerësuar nga Gjykata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “LUFTË MAZHORANCËS”/ Meta sërish në konferencë për shtyp: Kemi gjetur prova të reja për grushtin e shtetit të qeverisë
Previous article KAPET SKAFI ME 500 KG DROGË NË ITALI/ Ka dyshime se vinte nga Shqipëria (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

MBUSHËN SHKOLLAT E TIRANËS ME DROGË/ Dalin fotot e furnitorit dhe ish-policit Aktualitet

MBUSHËN SHKOLLAT E TIRANËS ME DROGË/ Dalin fotot e furnitorit dhe ish-policit

FTESA E RAMËS/ Kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për... Aktualitet

FTESA E RAMËS/ Kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për...

RRUGORJA E SHKODRËS NË AKSION/ 2 shoferë të arrestuar dhe 13 të proceduar në një javë, ‘lumë’ gjobash Aktualitet

RRUGORJA E SHKODRËS NË AKSION/ 2 shoferë të arrestuar dhe 13 të proceduar në një javë, ‘lumë’ gjobash

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT