• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PSE ARMATOSET SERBIA? Raketat ruse “Pancir S1” janë blerë miliona dollarë
Home
Rajon

PSE ARMATOSET SERBIA? Raketat ruse “Pancir S1” janë blerë miliona dollarë

19 February, 2020 Delo.autor Rajon

“Surpriza” e paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, në prag të vizitës së ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në Beograd, nuk erdhi. Me gjithë spekulimet përpara vizitës, Shoigu ka qëndruar këtë javë në Serbi pa sistemin raketor “Pancir S1”, të cilin Serbia e ka blerë nga Rusia, thotë REL.

Sipas analistit ushtarak serb, Aleksandar Radiç, arsyeja për këtë duhet kërkuar në Moskë. “Autoritetet në Beograd kanë nevojë për të rënë në sy para publikut, por rusët ndoshta nuk e kanë të njëjtin emocion. Mbase për momentin nuk kanë nevojë për këtë formë marketingu”, tha Radiç për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

“Kontrata për “Pancir S1” është komerciale. Kemi paguar dhe duhet ta fitojmë këtë sistem për modernizimin e ushtrisë sonë. Kjo është në rregull, por kjo paguhet me para të popullit”, shtoi ai.

Vizita e ministrit rus të Mbrojtjes në Serbi dhe takimet e tij me zyrtarët në Beograd, në të cilat është thënë se Serbia dhe Rusia “do të forcojnë më tej” bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, kanë aktualizuar çështjen e blerjes së armëve ruse nga Serbia, por edhe vetë armatosjen e Serbisë dhe mjetet e saj për mbrojtje.

Sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), këto mjete në vitin 2019 janë rritur për 28.7 për qind, përkatësisht nga 704 në 906 milionë dollarë. Me këtë rritje të buxhetit të mbrojtjes, Serbia ka arritur në krye të listës së vendeve të kontinentit evropian.

Investimet në mbrojtje në Maqedoninë e Veriut, në Bullgari dhe në Sllovaki po ashtu janë rritur për më shumë se 20 për qind.Trendi i rritjes së shpenzimeve të Serbisë në mbrojtje është vërejtur qysh në vitin 2016, thotë Katarina Gjokiç, studiuese në Qendrën për Politika të Sigurisë në Beograd.

Radiç konsideron se ushtria serbe ka nevojë për modernizim, por shton se autoritetet në Beograd e shfrytëzojnë këtë çështje për qëllime politike. “Modernizimi i Ushtrisë së Serbisë është i domosdoshëm. Shumica e armëve janë një trashëgimi e kohës së vjetër. Shumica janë blerë në kohën e Jugosllavisë socialiste. Është e qartë se duhet investuar…!

Por, mendoj se qeveria aktuale po e përdor prokurimin e armëve si mjet për favore politike nga aleatët”, shprehet ajo. Vuçic, në dhjetor të vitit të kaluar, ka paralajmëruar se Serbia do të ndalojë blerjen e armëve dhe se do të bëjë “reforma shtesë në ushtri”. Institucionet nuk kanë dhënë kurrë përgjigje konkrete se sa paguan Serbia për pajisjet ushtarake nga Rusia dhe sa vlejnë donacionet ruse për Ushtrinë e Serbisë.

Blerjet e shpeshta të armëve nga Rusia kanë ngritur shqetësime si në Bruksel, ashtu edhe në Uashington. Në nëntor të vitit të kaluar ka reaguar edhe i dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Serbisë, për shkak të blerjes së pajisjeve ushtarake ruse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASURITË E SEKUESTRUARA NGA KRIMI/ Elona Gjebrea: Do administrohen me shumë efikasitet
Previous article “BABY-BOMBER"/ Haaland pushton Champions, vendos rekord të pabesueshëm

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT