• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ATENTATE TË PLANIFIKUARA NË GJERMANI/ Myslimanët kërkojnë mbrojtje më të mirë të xhamive nga shteti
Home
Nderkombetare

ATENTATE TË PLANIFIKUARA NË GJERMANI/ Myslimanët kërkojnë mbrojtje më të mirë të xhamive nga shteti

19 February, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Pas njoftimeve për atentate të planifikuara ndaj xhamive në Gjermani, disa shoqata myslimane shprehen, se myslimanët nuk ndjehen më të sigurtë. Ato kërkojnë mbrojtje më të mirë nga shteti.

Këshilli Qendror i Myslimanëve, shoqata turke, Ditib dhe Komuniteti i Bashkësisë Islame, Milli Görüs kanë kërkuar së fundmi mbrojtje më të mirë të xhamive në Gjermani. Pas kërcënimeve të fundit ndaj xhamive e zbulimit të një grupimi terrorist ekstremist të djathtë, organizatat kryesore të myslimanëve në Gjermani kërkojnë një koncept të zgjeruar për sigurinë. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Myslimanëve, El Yazidi bëri fjalë për një “dimension që nuk ka ekzistuar më parë.” “Myslimanët janë bërë shumë të pasigurtë. Ata ndjehen të lënë vetëm”, tha El Yazidi për Deutsche Wellen. Ata vrasin mendjen, se çfarë duhet të bëjnë që të mbrojnë xhamitë”, tha Yazidi duke shtuar, se ajo që i bën më të pasigurtë myslimanët është, se “lajme të tilla tronditëse kalojnë pa u komentuar në shoqëri, dhe se “nuk ka angazhim, nuk ka një shprehje të qartë të solidaritetit në një formë që ne do e dëshironim.”

Zbulimi i një grupimi terrorist

Edhe ata që janë në funksione në shoqatat myslimane ndjehen të kërcënuar. “Ne si funksionarë përballemi me urrejtjen.” Ajo vjen përmes rrjeteve sociale, por edhe me letra kërcënuese. Kryetari i Këshillit Qendror të Myslimanëve, Aiman Mazyek është kërcënuar personalisht nga radikalët e djathtë. “Ne nuk marrim mbrojtjen e duhur nga policia, të cilën ne e presim as për përfaqësuesit tanë e as për xhamitë.”

Deutschland l Zentralrats der Muslime in Deutschland - ZMD Generalsekretär Abdassamad El Yazidi (picture alliance/AA/A. Hosbas)Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Qendror Mysliman

Kurse Komuniteti Islam Milli Görüs deklaroi në Köln, se në Gjermani aktualisht ka një rrezik të shtuar për xhamitë, sinagogat e për institucione të tjera të pakicave fetare. Nuk ka mundësi, që xhamitë që janë ngritur me donacione të financojnë vetë për sigurinë e tyre. Shteti ka detyrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e tij. “Këtu bëjnë pjesë edhe myslimanët.”

Së fundmi u bë e ditur se disa anëtarë të grupimit terrorist të nxitur nga Werner S. kishin planifikuar atentate terroriste në 6 xhami. Pas bastisjeve të policisë në disa lande gjermane u dhanë urdhra arresti për 12 persona. Po ky grup kishte planifikuar atentate edhe kundër politikanëve, azilkërkuesve dhe myslimanëve. Të mërkurën dhe të enjten e kaluar, disa xhami në qytete Unna, Hagen, Essen dhe Bielefeld morën letra kërcënuese.

Bielefeld Vermummte greifen Moschee an (picture-alliance/dpa/S. Jonek)Xhamia në Bielefeld

Ministria e Punëve të Brendshme të landit, Renani Veriore Vestfali ka deklaruar, se policia i merr seriozisht kërcënimet ndaj xhamive. Policia në terren i mbron xhamitë dhe institucionet e tjera fetare në bazë të shkallës së rrezikimit. Masat mbrojtëse janë megjithatë sekret, prandaj edhe nuk publikohen informacione të tjera. Partia e Majtë i bëri thirrje qeverisë së landit që të paraqesë një plan konkret së afërmi si të mbrohen xhamitë nga dhuna e ekstremistëve të djathtë. Ajo kërkoi që të merret më seriozisht racizmi antimysliman e të fillohen fushata sqaruese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRASHËGIMI EUROPIANE/ Deportimi i gjermanëve të Rumanisë në BRSS
Previous article KORONAVIRUSI/ Më në fund të dhëna të detajuara nga Kina

Delo.autor

Postime të ngjashme

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të Botë

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT