• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
1.15 MILIARDË EURO/ Zbulohet shkolla e parë që do të ndërtohet me ndihmat e mbledhura në Bruksel për tërmetin
Home
Sociale

1.15 MILIARDË EURO/ Zbulohet shkolla e parë që do të ndërtohet me ndihmat e mbledhura në Bruksel për tërmetin

18 February, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

“Sami Frashëri” pritet që të jetë një prej shkollave që do të përfitojnë nga grantet e qeverisë të fituara në Bruksel gjatë Konferencës së Donatorëve. Duke përshëndetur solidaritetin ndërkombëtar që i dha Shqipërisë 1.15 miliardë euro ndihma për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, tha se prioritet i bashkisë janë shkollat dhe çerdhet.

“Lajmi i mirë që na erdhi nga Brukseli dje, ishte se e gjithë shuma e kërkuar u realizua. Një sukses spektakolar i Edi Ramës dhe i skuadrës që punoi për t’ia mbërritur kësaj dite. Sigurisht, prioritet për Bashkinë e Tiranës janë kopshtet, shkollat dhe çerdhet e reja. Një shkollë e re, që me shumë gjasa do të burojë nga ky projekt, është ish shkolla ime, gjimnazi “Sami Frashëri”. Mund ta rikonstruktosh me nyje higjieno-sanitare sa të duash, me dyer të reja, por themelet dhe kolonat janë po ato të viteve ‘60. Shkolla mund të rikonstruktohet sa të dojë, por janë po ato themele, po ato kolona, të cilat nuk mbajnë me një tërmet tjetër, që larg qoftë mos ardhtë kurrë. Shkolla “Sami Frashëri” do të jetë e para që do të përfitojë nga grantet e fituara në Bruksel për Bashkinë e Tiranë, sigurisht edhe shkollat e tjera nëpër fshatra dhe padyshim edhe lagjet e reja të Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Këtë deklaratë qytetari i parë i Tiranës e bëri teksa pa nga afër,  kopshtin dhe çerdhen e re në Kodër Kamëz që u rindërtua  të pritur 150  fëmijë të zonës, ndërtuar nga Bashkia e Tiranës mbi rrënojat e godinës që në vitet ’70.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia e Tiranës.

“Jam i lumtur që e mbajtëm premtimin për një komunitet, i cili prej vitesh mendonte se kjo nuk do të ndodhte kurrë. Edhe kur kam ardhur për prezantimin e planit apo për ta inspektuar, shumica e njerëzve thoshin me dyshim: “Ah, mo lali, sa kemi parë ne që vijnë, marrin votat dhe nuk kthehen më kurrë që ta mbarojnë këtë punë’. Jam i lumtur që e mbaruam, e mbajtëm fjalën! E di që jemi shumë kërkues dhe themi: ‘Edhe këtë, edhe ngrohjen, edhe dopio xhamin, edhe parketin’, por pashë se s’kishim lënë asgjë mangët. Fëmijët e Kodër Kamzës e meritojnë këtë!”, tha Veliaj.

Njëkohësisht në Kodër Kamëz po vijon puna edhe për dy shkollat e reja, një 9-vjeçare dhe një e mesme, që pritet t’i japin fund mësimit me dy turne. “Sot 150 familje lirohen të shkojnë në punë, kurse fëmijët shkojnë në një kopësht edhe me drekë. Lajmi tjetër i mirë për komunitetin e Kodër-Kamzës është shkolla: Kalova, e pashë që ishte ngritur binaja e shkollës së re “Nënë Tereza”. Aty në fakt do të jenë dy shkolla, një 9-vjeçare dhe një e mesme”, sqaroi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PREZANTUA SOT TEK REALI/ Braziliani shpërthen në lot: Gjithçka e kam arritur falë... (VIDEO)
Previous article DEBATIT POLITIK/ Rama dhe Berisha "zënë" të martën, ja ku do të jenë të ftuar

F.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT