• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS NJË GRUSHT-SHTETI TË DËSHTUAR NË 2016/ Turqia arreston 228 persona të dyshuar për lidhje me Gulenin
Home
Nderkombetare

PAS NJË GRUSHT-SHTETI TË DËSHTUAR NË 2016/ Turqia arreston 228 persona të dyshuar për lidhje me Gulenin

18 February, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Prokurorët turq që po hetojnë ushtrinë dhe ministrinë e Drejtësisë, urdhëruan arrestimin e 228 personave për lidhje të dyshuara me rrjetin, për të cilin Ankaraja thotë se ishte pas një përpjekjeje për grusht shteti në vitin 2016, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Autoritetet turke në vazhdimësi kanë goditur ndjekësit e pretenduar të klerikut mysliman me qëndrim në SHBA, Fethullah Gulen, që nga një grusht-shtet i dështuar në korrik të vitit 2016, në të cilën u vranë rreth 250 njerëz.

Në kuadër të operacionit më të ri, prokurorët urdhëruan arrestimin e 157 personave, përfshirë 101 oficerë që ishin në shërbim. Agjencia tha se operacioni ishte i bazuar në provincën perëndimore të Izmirit por shtrihej edhe në 43 provinca tjera.

Prokurorët në kryeqytetin e Ankarasë urdhëruan arrestimin e 71 personave pas një hetimi që shënjestronte mbështetësit e supozuar të Gulenit në ministrinë e Drejtësisë. Prej tyre, 33 punonin aktualisht në ministri.

Që nga përpjekja për grusht shteti, rreth 80,000 njerëz janë burgosur dhe janë në pritje të gjyqit dhe rreth 150,000 shërbyes civil, personel ushtarak dhe të tjerë u pushuan ose u pezulluan nga puna.

Vendet perëndimore dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar masat e Turqisë, ndërsa Ankaraja ka mbrojtur veprimet duke i arsyetuar se janë përgjigje e nevojshme ndaj kërcënimit të sigurisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI DJE NË GJIROKASTËR/ Arrestohet shoferi i burgjeve që futi furgonin e policisë me dy të dënuar në kioskë
Previous article ISHTE NË KËRKIM NGA 2018 PËR KULTIVIM KANABISI/ Kapet i riu lezhjan i dënuar me 4 vite (EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të Botë

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT