• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
1.15 MILIARDË EURO/ Rama: Duhet të gjej hudhër ta var në mur. Akademi transparence për rindërtimin
Home
Politikë

1.15 MILIARDË EURO/ Rama: Duhet të gjej hudhër ta var në mur. Akademi transparence për rindërtimin

17 February, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama tha se paratë e mbledhura nga Konferenca e Donatorëve, (1.15 miliardë europërmes granteve), projekte apo edhe huave, ishin përtej pritshmërive të tij, aq sa siç u shpreha ai, i duhet të gjejë një hudhër për të mos e marrë më sysh, siç është traditë në Shqipëri. Kreu i qeverisë u ndal edhe tek vlera e dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 4.7 milionë dollarë grante, kur tha se edhe pse një vlerë modeste ishte mbi parashikimet e tij. Por sqarimi që Rama dha ishte mjaft interesant. Amerikanëve u vlejnë standardet tha ai – e në këtë linjë – bëri për herë të parë të ditur, se ka marrë garanci për ngritjen e një strukture qëai e quajti “Akademi Transparence”, e cila do të monitorojë të gjithë procesin e rindërtimit. Por jo vetëm kaq, kjo akademi me standarde monitoruese amerikane, do të shërbejë edhe në vijim në Shqipëri, në procese të rëndësishme publike që duan ‘syrin’ e mirë vëzhgues, siç janë tenderët dhe prokurimet publike.

“Jemi ende duke përbrendësuar këtë tronditje mjaft të këndshme të ditës së sotme. Nuk do të doja të kërkoja më shumë për në mars, sesa të gjej një hudhër e ta vendos në mur, kundër syrit të keq. Se kur merr një lajm kaq të mirë ke frikë se mos ndodh ndonjë gjë e keqe. Më lini të gjej një hudhër njëherë,pastaj të flasim për negociatat. Sepse nuk dua të kemi një tjetër mallkim të historisë që vjen. Për bisedime, ju e shihni që ne po flasim e po bëjmë komunikime, si në këtë konferencë. Kam dëgjuar atë çfarë tha presidentja e KE duke përmendur disa nga dëshirat tona të përbashkëta, që ajo që rindërtohet të jetë më e mirë se ajo çka humbi, me standarde. Na duhet të fillojmë të punojmë së bashku. Miqtë tanë amerikanë nuk erdhën me shumë para, por me argumente me mënyrën si të sigurohemi që kaq shumë para të përdoren në mënyrë transparente. Ata janë bujar për të eksportuar standarde. Unë i kërkova që paratë, që ishin shumë më bujar seç prisja, i kërkova për një akademi transparence e cila do të nisë me rindërtimin dhe dot ë zhvillohet si strukturë që do të vlerësojë kriteret e tenderëve dhe procedurave publike. Jemi në shoqëri kaq të mirë e jam kaq i lumtur e i përulur nga gjithçka, ne nuk duam që t’i lëmë në baltë miqtë tanë në rindërtimin e Shqipërisë. Dua që Ursula dhe Komisioni ta përdorin këtë si një histori suksesi. Jam shumë krenar për ekipin tonë, për prezantimet, qoftë nga ministri, nga koordinatorja e përgjithshme për vlerësimin e gjendjes së katastrofës, u ndjeva kaq mirë, dhe po mendoja pse nuk jemi pjesë e BE, kemi njerëz kaq të mirë”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U BOFSH SHQIPNI"/ VIP-at shqiptarë bashkohen për Kosovën
Previous article ASTRIT PATOZI/ "Ti nuk do të jesh kurrë vetëm", sepse Shqipërinë nuk e lanë vetëm

F.autor

Postime të ngjashme

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT