• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËSHMIA E PLOTË/ Vrau babain me çekiç, Selman Alia jep dëshminë tronditëse: E kuptova tek liqeni që ishte gjallë dhe…
Home
Breaking News

DËSHMIA E PLOTË/ Vrau babain me çekiç, Selman Alia jep dëshminë tronditëse: E kuptova tek liqeni që ishte gjallë dhe…

26 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Selman Aliajn, që vrau të atin. Lexohet deshmia tronditese ne salle “E vrava pasi pasditen e 22 dhjetorit rreth ores 17 pasdite kur po shkarkonim materiale ke oborri shpis nga dumdum me tha martohu dhe nusen do e kemi te dy.

“E vrava, pasi pasditen e 22 dhjetorit rreth orës 17:00 kur po shkarkonim materiale tek oborri i shtëpisë nga ‘dumdum’ më tha ‘martohu dhe nusen do e kemi të dy’. E godita disa herë me çekiç dhe e fsheha në bagazhin makinës dhe e hodha në liqenin e Farkës. Pas vrasjes u largova për në Kukës. Më fejuan me zor, unë doja të ikja në Gjermani te vëllai”, ka thënë autori i krimit para trupës gjykuese.

Nga ana tjetër, avokati i 28-vjeçarit, Fran Dashi, kërkoi që të bëhet ekspertiza psiko-ligjore e autorit të krimit për të përcaktuar shkallën e përgjegjshmërisë së tij.

“Ne sapo dolëm nga seanca gjyqësor e vlerësimit të ligjshëm të caktimit të masës për Selman Aliajn. Është një vepër e rëndë. Duhet një akt ekspertimi për të caktuar shkallën e përgjegjshmërisë së tij, për të provuar nëse janë të vërteta ato që deklaroi autori”, tha avokati Dashi.

Sherri mes tyre ka nisur kur Fejzi Alla i ka thënë djalit se ‘nusen do ta kemi përgjysmë’. Selman Aliaj e ka goditur me çekiç pas koke dhe e ka futur në makinën e vëllait për ta çuar te liqeni i Farkës.

Por te liqeni, kur ka hapur bagazhin e makinës ka vënë re që babai merrte ende frymë dhe ai e ka goditur në pjesën ballore, duke i shkaktuar vdekjen.

Selman Aliaj është shprehur para policisë se konfliktet me babain nisën kur ai e fejoi pa dëshirë. Sipas tij, dyshimet ishin që babai e ndonte vajzën për vete edhe për faktin se ka qenë tre herë i martuar më parë. Dëshminë e djalit e mbështet edhe nëna e tij, e divorcuar.

Në përfundim të seancës, avokati i Selman Alias u shpreh se: “I ka thënë babit se do shkoj në Gjermani te vëllai të rregullohem nga gjendja ekonomike dhe pastaj të martohem. Pas krimit u ul në një fast food dhe hëngri tre sufllaqe, iku në Kukës dhe kur po kthehej në drejtim të Tiranës, u arrestua në afërsi të urës së Institutit. Babai sipas tij ka abuzuar dhe keqtrajtuar gratë që ka pasur. Dyshohet se ka qenë edhe abuzues seksual, por kjo ende e paprovuar. Ne i kemi kërkuar gjykatës ekspertim mjeko-ligjor, pasi nga sjellja e tij në gjyq dhe përvoja që ne kemi me raste të ngjashme mendojmë se është me probleme mendore”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mensur Jakupi takohet me krerët e Kukësit, gati të zëvendësojë Milinkovicin e larguar
Previous article Nëse ligji për Gjykatën Speciale shfuqizohet, atë mund ta formojë OKB-ja

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT