• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
UDHËZIMI/ Paketa për bizneset, si do të njihen nga qeveria shpenzimet e zbritshme për dëmet nga tërmeti
Home
Ekonomi

UDHËZIMI/ Paketa për bizneset, si do të njihen nga qeveria shpenzimet e zbritshme për dëmet nga tërmeti

17 February, 2020 Delo.autor Ekonomi

Ministria e Financave ka hartuar një draft udhëzim, i cili i jep zgjidhje një nga kërkesave më shumë të artikuluara nga biznesi, për njohjen, si shpenzime të zbritshme të dëmeve nga tërmeti. Ndryshimet e udhëzimit për tatimin mbi të ardhurat (i cili është në fazë paraprake dhe nuk ka kaluar ende në qeveri) njohin për biznesin e dëmtuar si shpenzime të zbritshme, vlerën kontabël të mallrave dhe të aktiveve të mbetura që janë dëmtuar dhe shkatërruar.

Në udhëzimin nr. 5, datë 30.01.2006 “Për Tatimin mbi të ardhurat”, në fund të pikës 3.5, shtohen paragrafët me këtë përmbajtje: ”Njihen si shpenzime të zbritshme edhe (i) vlera kontabël e mallrave dhe (ii) vlera kontabël e mbetur e aktiveve që janë dëmtuar/shkatërruar për shkak të fatkeqësive natyrore në zonat që sipas përkufizimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile janë shpallur “zona të fatkeqësisë natyrore”.

Po çfarë dokumentesh duhet të paraqesë biznesi për të përfituar nga kjo masë?

Udhëzimi përcakton se biznesi duhet të paraqesë pranë Drejtorive Rajonale të Tatimeve, listën me përshkrimin e detajuar të mallrave dhe aktiveve të dëmtuara dhe të shkatërruara. Në listë duhet të përfshihet në mënyrë të detajuar sasia për çdo lloj aktivi të dëmtuar; faturat e blerjes së mallrave të dëmtuara apo dokumentacionin e aktiveve afatgjata të dëmtuara. Administratës tatimore biznesi do t’i dorëzojë edhe raportin e hartuar nga institucionet vlerësuese për shkatërrimin e aktiveve afatgjatë, pra të tokës, ndërtesave dhe makinerive.

Biznesi i vogël, përfitimet
Një numër i lartë kërkesash për hyrjen në fuqi të njohjes së shpenzimeve të zbritshme, erdhi edhe nga biznesi i vogël. Udhëzimi i ndryshuar i Ministrisë së Financave për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin te biznesi i vogël njeh si shpenzime të zbritshme, vlerën kontabël të mallrave dhe të aktiveve, pra pronës dhe ndërtesës që janë dëmtuar.

Edhe biznesi i vogël për të përfituar nga kjo masë lehtësuese, duhet të paraqesë në administratën tatimore, një listë të detajuar me përshkrimin e mallrave dhe aktive që janë dëmtuar dhe shkatërruar. Faturat e blerjes së mallit të dëmtuar apo shkatërruar, si dhe të ndërtesës.
Për dokumentacionin e ndërtesës, biznesi duhet të paraqesë kontratën e qirasë, apo të pronësisë. Përveç këtyre biznesi duhet të dorëzojë edhe raportin nga institucionet për dëmin e ndërtesës ku operon.

NDRYSHIMET LIGJORE
Biznesi i madh
Në udhëzimin nr. 5, datë 30.01.2006 “Për Tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Në fund të pikës 3.5, shtohen paragrafet me këtë përmbajtje:
Njihen si shpenzime të zbritshme edhe (i) vlera kontabël e mallrave dhe (ii) vlera kontabël e mbetur e aktiveve që janë dëmtuar/shkatërruar për shkak të fatkeqësive natyrore në zonat që sipas përkufizimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile janë shpallur “zona të fatkeqësisë natyrore”

Tatimpaguesit e prekur nga këto fatkeqësi, paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore:
Listën me përshkrimin e detajuar të mallrave dhe aktiveve të dëmtuara apo shkatërruara, përfshirë sasinë për cdo lloj.

Faturat e blerjes së mallrave të dëmtuara apo dokumentacionin e aktiveve afatgjata të dëmtuara
Raportin nga organi kompetent përkatës për shkatërrimin e aktiveve afatgjata

Biznesi i vogël
Në udhëzimin nr. 32, datë 31.12.2013 “Për Tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar bëhen ndryshimet e mëposhtme:
Në fund të pikës 5 “Shpenzime të njohura”, shtohen paragrafet me këtë përmbajtje:
Njihen si shpenzime të zbritshme edhe (i) vlera kontabël e mallrave dhe (ii) vlera kontabël e mbetur e aktiveve që janë dëmtuar/shkatërruar për shkak të fatkeqësive natyrore në zonat që sipas përkufizimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile janë shpallur “zona të fatkeqësisë natyrore”

Tatimpaguesit e prekur nga këto fatkeqësi, paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore:
-Listën me përshkrimin e detajuar të mallrave dhe aktiveve të dëmtuara apo shkatërruara, përfshirë sasinë për cdo lloj.
-Faturat e blerjes së mallrave të dëmtuara apo dokumentacionin e aktiveve afatgjata të dëmtuara
-Raportin nga organi kompetent përkatës për shkatërrimin e aktiveve afatgjata./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPEN KREDITË E BUTA NË TIRANË/ Kushtet që duhet të plotësoni, afati e kategoritë e favorizuara
Previous article KOSOVA FESTON 12-VJETORIN E PAVARËSISË/ 10 fakte që duhet të dini

Delo.autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT