• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHENGENI RAJONAL, SPUNTO NGA BE”/ Rama: KE të marrë parasysh edhe paketën Anti-KÇK për një vlerësim pozitiv
Home
Politikë

“SHENGENI RAJONAL, SPUNTO NGA BE”/ Rama: KE të marrë parasysh edhe paketën Anti-KÇK për një vlerësim pozitiv

16 February, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Tre kanë qenë çështjet kryesore që sipas Ramës është dikutuar në mbledhjen e sotme. Së pari konferenca e donatorëve, gjë që sipas tij ka qenë më e rëndësishme. Së dyti, vlerësimi i KE-së, për të cilën Rama theksoi se ka qenë dhe vijon të jetë pozitiv, ku nuk la pa përmendur edhe paketën Anti-KÇK, për të cilën tha se pret që të vlerësohet dhe të merret për bazë nga KE për vlerësimin përfundimtar. Duke u ndalur tek shengeni ballkanik, kreu i qeverisë bëri me dije se është i bindur se do të marrë mbështetjen e BE-së.

“Jam i fokusuar tek ajo që duhet të jetë kurorëzimi i një përpjekje të gjatë dhe intesite, tek konferenca e donatorëve. Unë kam thënë që pavarësisht se çfarë do të vendosin miqtë tanë Europianë, është mirë që të thonë plotësisht të vërtetën dhe të mos mbetet topi  në dorën tonë. Ka rëndësi që ka një dakordësi për metodologjinë e re, ka një përpjekje për një proces të rilindur të zgjerimit përmes një ecurie të vendeve kandidate, jo vetëm mbi bazën e deri sotme, por edhe mbështetjes sa i përket aspekteve financiare. Kemi rënë dakord që o bëjmë një diskutim të brendshëm me presidenten e KE-së, për të dalë në disa konkluzione solide deri në samitin e Zagrebit.

KE ka qenë pozitiv, do të jetë se s’ka si të jetë ndryshe, për aq kohë sa Shqipëria i ka bërë detyrat. Pres që nisma jonë e fundit të gjejë vendin e merituar në vlerësimin e KE-së për Shqipërinë. E përsërisë që ne e bëjmë për vendin tonë. Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal, jam i bindur që më herët se vonë, BE dhe KE do ta mbështesin këtë vizion se s’ka si të ndodh ndryshe se merr spunton nga BE. Do na duhet të kemi pak durim. Jo vetëm që do e mbështesë fuqimisht, por vendet do të vlerësohen edhe për kapacitetet për të jetësuar hapësirën europiane brenda Shengenit rajonal”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPER NDESHJA/ Lazio përmbys Interin
Previous article BURRË E GRUA SHERR NË EMISION/ Ti shtëpi s’më jep, fëmijë s’më jep, lekë s’më jep... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT