• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PËRFUNDON INVESTIMI/ Shqipëria zgjidh problemin e trajtimit të mbetjeve me origjinë shtazore
Home
Ekonomi

PËRFUNDON INVESTIMI/ Shqipëria zgjidh problemin e trajtimit të mbetjeve me origjinë shtazore

16 February, 2020 k.autor Ekonomi

Shqipëria do të zgjidhë përfundimisht problemin e trajtimit të mbetjeve me origjinë shtazore, të cilat deri më tani ndotnin mjedisin dhe rrezikonin gjithashtu jetën e njerëzve. Në ish zonën industriale të Lezhës ka përfunduar tashmë impianti modern, që i riciklon dhe i shndërron në lëndë të parë për blegtorinë këto mbetje. Investimin me vlerë rreth 1.5 milionë euro e ka parë nga afër edhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi. Ky projekt është mbështetur gjithashtu edhe me fonde nga programi IPARD.

“Është një investim që krijon një vlerë pothuajse nga hiçi, nga të gjithë mbetjet që vijnë nga bota shtazore, përfshi edhe peshkun, kafshët e sëmura, pula të skarcitetit dhe gjithë mbeturinat e botës shtazore. Gjithçka tjetër që do të vijë në këtë impiant, do të përpunohet dhe pasurohet me proteina, për të dalë më pas ushqim për kafshët”, tha ministri Çuçi teksa shoqërohej nga investitori Alban Zusi.

“Inca” është i vetmi impiant me parametra bashkëkohorë në vendet e Ballkanit Perëndimor, me një kapacitet ditor përpunimi rreth 120 ton. Me rëndësi tha ministri Çuçi është edhe fakti se ky investim dhe teknoligjia e përdorur në fabrikë, nuk kanë impakt negativ tek mjedisi.

“Jo thjesht që krijon vlerë nga hiçi apo nga mbetjet, por kemi të bëjmë edhe me një investim shumë miqësor me ambientin. Gjithë ajo problematikë që kemi në Shqipëri me groposjen e kafshëve të sëmura, do të marrë fund njëherë e mirë sepse do të grumbullohet në këtë fabrikë, e cila më pas do t’i japë një vlerë tjetër”, theksoi ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Produkti në këtë fazë është i gjithë i kontraktuar për t’u shitur në vendet e rajonit, BE-së dhe Azisë, por kompania ka si objektiv fillimisht plotësimin e nevojave brenda vendit me ushqim për kafshët dhe fertilizantë për bujqësinë.

Krahas 30 të punësuarve sapo kompania të shfrytëzohet me kapacitet të plotë, vlerë e shtuar e këtij investimi është gjithashtu impakti i madh që do të ketë në uljen e kostove të ushqimit për blegtorinë, si dhe minimizon rrezikun e sëmundjeve zonotike tek kafshët. Rrjedhimisht në këtë mënyrë është i mbrojtur edhe shëndeti i konsumatorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA JEP LAJMIN E MIRË/ Ja çfarë do ndodhë me patentat shqiptare në Gjermani
Previous article I VENDOSËN PAKO ME EKSLOZIV/ Flet administratori i Vllaznisë: Nuk më trem asgjë. Jam... (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT